Nga Erl Kodra
Unë sonte nuk mund të shkruaj tekst normal. Domethënë, nuk mund të shkruaj me një linjë të saktë arsyetimi, të rendis argumente ose të sistemoj fjalitë e mia bukur. Jo sepse une nuk jam aq cinik sa të mund ta bëj këtë gjë qetësisht. Jo sepse unë sapo pashë një show horror teksa masakrohej një vajzë tharcane live në Top Channel dhe Klan TV.
Sonte fjalori im është tejet i varfër, por megjithatë unë do të shkruaj duke u përpjekur të futem brenda lëkurës së vajzës. E di se është punë fort e vështirë, sepse unë jam një burrë, madje një burrë që ka hequr goxha në jetë, qysh në rininë e hershme. Por do të përpiqem, s’kam ç’bëj. Ju lutem më lexoni me vëmendje, sepse unë do të provoj sfidën time – ju quajeni si të doni -, të tregoj ato që ajo vajzë ka përjetuar. Fundja unë jam një shkrimtar, dhe si i tillë, unë do të përpiqem të ndjejë pak më përtej të zakonshmes.
Eni Vasili është një zonjë e plotësuar. E mbajtur mirë, ambicioze aq sa duhet, e bukur sepse mund ta mbajë veten; e zgjuar mjaftueshëm sa të dijë të penetrojë nëpër labirinthe.
Por fatkeqësisht, ajo është e paaftë profesionalisht, të paktën dje dështoi me sukses, por me një pasojë të pariparueshme për jetën e nje vajze te re..
Megjithse Eni nuk është qëllimi i këtij teksti, por Eni Vasili e transmetoi e para intervistën e vajzës me zë dhe figurë. Gjë të cilën nuk duhej ta bënte kurrësesi, edhe nëse vajza do të “këmbëngulte” fort.
Sepse në rrethanat aktuale ajo vajzë nuk është e aftë të marrë vendime të drejta dhe të pavarura, e pandikuar nga maskarada e madhe që po zhvillohet rreth saj.
Por Eni Vasili e bëri, ashtu siç bëjnë sot të gjitha mediat në Shqipëri. Këtë maskaradë e filloi Muhamet Veliu, e pasoi Eni Vasili dhe natën e mbylli Blendi Fevziu. Por edhe panelet përkatëse në studiot televizive.
Të ftuarit e Eni Vasilit dhe të Blendi Fevziut nuk duhej të flisnin. Ata duhej të braktisnin ato studio, ata duhej të refuzonin të bëheshin komentator ku vritet live dinjiteti i një vajze të traumatizuar.
Ata duhej të ngriheshin të revoltuar, të refuzonin atë intervistë.
Ata mund të thonin vetëm kaq: Stop me këtë neveri!
Jo, ata vazhduan të gjuanin opinionet e tyre si gurët në një linçim publik. Ata vazhduan të shqyejn zemrën dhe mëlçinë, fytyrën dhe gjoksin e vajzës së gjorë.
Të tjerë iu hodhën në grykë, ndërsa ajo mbrohej pa armë, pa fjalë, por vetëm me zbehtësinë dhe dobësinë e trupit tharcan.
Ajo foli me sy, foli me gjeste, foli me levizjet e lehta të buzëve, ndërsa mënjanonte kokën anash ose lart, nga frika dhe tmerri se mos gabonte në ato që po thoshte para kamerave.
Blendi Fevziu është një burrë i plotësuar. Ska më mirë; para dhe pasuri, famë dhe show, lavdi dhe miqësi, udhëtime dhe qejfe, të dashura dhe sebepe pa hesap.
Ndaj nuk prisja ndryshe as dje, sepse e dija se supergazetari nuk do ta falte rastin pa ngrënë edhe ai pjesën e vet nga trupi i drobitur i vajzës tharcane.
Por më lejoni të ju pyes;
A e keni provuar frikën? Jo, jo të gjithë e kuptojnë se çfarë përroi i llahtarshëm është ajo. Duart të dridhen, ndërsa një gropë fillon të rritet në stomak. Gropa më vonë merr formën e një vorbulle, e cila të përpinë përfare.
Të thahet pështyma në gojë, dhe një hidhësinë të vjen prej lukthit. Thuhet se është e njëjti helm i cili e prishë cilësinë e mishit të bagëtive, teksa presin rradhën të theren tek kasapi. Ato çaste gjithçka reagon, çdo qelizë e organizmit tënd thërret në kupë të qiellit për mbijetesë.
Frika është një reagim, një atavizëm që e kemi të trashguar në genet tona, mbase para se në Tokë të vinin primatët. Evolucioni nuk e ka zhdukur frikën tonë, se ne njerëzit, mund të bëhemi dreka ose darka e qenieve të tjera, më të forta se ne.
Vajza ka një motër më të vogël. Vajza ka një nënë, vajza ka një jetë për të jetuar. E bukur dhe inteligjente, por fatkeqe sepse ka lindur në një fshat të Krujës, fatkeqe se ia vranë babain kur ajo ishte fare e vockërr, fatkeqe sepse ka qenë e dashura e një të riu sadist, fatkeqe sepse qëlloi që trupi i saj u zhvillua në kohën kur Krujën dhe të gjithë Shqipërinë e mbuloi hashashi, dhe në terren erdhi “policia që duam”, fatkeqe sepse qëlloi bash në kohën kur sekush nëpër institucione sheh të hajë një çap bukë duke ruajtur krahët.
Sonte nuk mund të shkruaj më gjatë. Unë jam baba vajzash dhe sonte kam qajtë me lot. Sonte do doja të kisha grushtin e Mike Tyson, që t’i hyja vendçe të parit Blend Fevziut & Co…
Bravo bravo bravo. Shoqeri maskarenjsh, shoqeri kafshesh, shoqeri hipokrite, shoqeri qe merret per hundesh nga disa palo gazetare, nga nje opozite qe ben cdo gje qe te mos permendet emri I kunatit, nga nje mazhorance qe I ka hip vetja ne qejf. Shoqeri qe lejoni t’iu shkelin me Kembe dhe dje sjellja dhe shqyerja e dinjitetit te asaj vajze e vertetoi qe ju meritoni cdo gje qe ndodh me ju.
undefined
Erl Kodra, edhe unl po të kisha mundësi do të hyja vënçe ty dhe të gjithëve atyre që përfitoni nga Xheisila.Edhe ata që e mbrojnl edhe ata që janë kundra se të gjithë doni të përfitoni Edhe ti për njl shkrim për ta arshivuar në publiçistikën tënde.Dolët të gjithë të zhgënjyer me xhelozinë e asaj vajze dhe tani jeni hedhur kundër njëri tjetrit.
Xhelozia e një vajze ju blri mish- mash të gjithëve.
Ka futur në qorrsokak Prokurorinë dhe Policinë.
Xhelozia e saj mban të arestuar një djal.Deri sa kishin një vitë që kishin shkëputur mardhëniet ,atëherë përse nuk shkruani dy rrjeshta edhe përse një vajzë ndërhyn në jetën personale të një djali me xhelozinë e saj ?
Të gjithë ju ,që nga politika ,gazetarë të të gjitha krahëve,opinionist të të gjitha krahëve nuk ju hlngri meraku për atë vajzë ,po ju dha material xhelozia e saj që të vini një copëz në arkivin tuaj nga aktiviteti profesional.
Jam kurioz të shoh reagimin e të gjithëve nëse Prokuroria do ta akuzojë për MASHTRIM dheDËSHMI TË REME.
Meqënë se je baba vajzash të uroj mos të futin në belara me xhelozinë e femrave.
Xhej en Bi
Ma paske marre plasen komplet. Autori i shkrimit ka plotesisht te drejte. Ka plot raste ketu ku jam une ne perendim qe merren ne interviste edhe autore te veprave penale (kur deshirojne) edhe viktima (kur deshirojne)
por ne menyre ABSOLUTE ju sugjerohet me KEMBENGULJE fsheja e identitetit (ze e figure).
Ato qe thote Kodra qendrojne PLOTESISHT nga ana tekniko- profesionale pavaresisht nga perqindja e vertetesise se atyre qe thote ajo vajze. Nese eshte fajtore apo viktime apo te dyja bashke kjo eshte detyrim i organeve te drejtesise qe te shprehen.
Po ne shqiptaret nuk e RRUAJME shume per SAKTESINE dhe VERTETSINE e atyre qe thuhen.
Te semure si komb nga nje XHELOZI PATOLOGJIKE ne shqipareve na intereson VETEM (dhe ABSOLUTISHT VETEM) fakti se kush eshte ai BATAKCI qe e thote TE VERTETEN, pse e thote dhe çfare perfitimesh ka.
Prandaj dhe jemi sot ketu ku jemi.
Do doja që ta bëja unë komentin tuaj.
I SHKËLQYER!
NJERËZOR!
Jame shume dakord me shkrimin qe ka bere i nderuari Erl Kodtra.Te gjitha sa thote ne shkrimin e tij brilant,jane te verteta, dhe nuk i luan topi.Te tjeret qe e kane zakon te kundershtojne nje gje te drejte, le te thon ç’fare te duan,por kjo qe thote ky zotenia ne kete shkrim,qendrojne dhe jane te verteta.
Pseudogazetari…
Jam shumë dakort me komentin tuaj
Po kur personi kërkon vet të dali me zë e figurë si te rasti i Fevziut ,cili është mëkati gazetarit ?
Kam përshtypjes se ajo vajzë e kërkon një publikim të tillë .
Për mua faji i shumë gazetarve është se duke dëgjuar gjysmën e të vërtetës shpejtuan për të etiketuar të dyja palët,njërën viktim i përdhunimit dhe oala tjetër kriminel dhe përdhunues ,kur detyra e gazetarisë është të dëgjojë të dyja palët.
Bravo Erl BravoI lumtë atij që Keta të ashtuquajtur gazetarë i quan KAZAN të mbeturinaveUnë do t’i futja në kategorinë WC publike jashtë qitjeve
Ashtu është: xhungël palaçosh. Mos u rënsh në dorë. Ç’ma ke bërë qejfin me përcaktimin e Enushkë Vasilushkës – e pa aftë!!! (e shkrova të ndarë që të bjerë më shumë në sy). E pa aftë. Para ca ditësh shkrova në një koment: “Po ky Blushi… si e mori në TopChanel”?..
eni vasili vetem ne media nuk mund te punoje, eshte plotesisht mediokre.
undefined
Shkrim i sakte BRAVO, na kujtuan hetuesine e kohes Enverit, u tallen me ate vajze…… Turp si per ate kok koqen ashtu dhe per Enin qe ne radhe te pare te shikoi jeten e saj qe i ka shku per shalesh…..
Nuk u gjend nje njeri nga te peste ata gazetare pa llogaritur auditorin dhe kameramanet,pa llogaritur stafin e televizionit KLAN, ta ndalonte kete coptim te trupit te vajzes???NGA FEVZIU NUK E PRES POR TE TJERET SI HESHTEN? PO GAZETARJA GRUA,PO PETAGOGU I SAJE?????.Dhe flisnin te gjithe bashke ,grindeshin,bertisnin se kishin gjetur kontradikta ne te thenat e saj???/ O ZOT MOS na merr dhe keto pak mend qe na mbeten.
Jam dakord me ty, je njeri shumë i ndershëm, por prano nje kritike te vogel, që nuk ka te beje me brendinë por me drejtshkrimin.
Nuk shkruhet petagog, por pedagog, me d.
Bën edhe gabime te tjera, si psh shton nje ë ne fund te fjalëve, por ato Jane me te vogla.
Vetëm petagog mos e shkruaj më.
Z.Grigor: Ne mos gaboj verejtja per drejteshkrimin e fjales pedagog nga greqishtja ( παιδεια= arsim) qe une e shkruajta me ”t” eshte gabimi im.Falem nderit per verejtjen. Sa per perdorimin e ”e” pa vend ne fund te fjales une njoh drejteshkrimin e mesuar ne shkolle megjithese tani jam me shume se 70 vjec. Nese jane bere ndryshime keto vitet e fundit do me ndihmonit per perdorimin e drejte te saje. Rregulli themelor eshte qe pervec shume rasteve te tjera te fjaleve qe shkruhen me ‘e’ne fund ,jane :Te gjitha emrat e gjinise femrore te pa shquar qe duan ‘e’.Ne se ky rregull ”,si i renduar i drejtshkrimit”,ka ndryshuar do tju jepja te drejte.Por besoj se ne komentin tim nuk gjeta shembull per perdorim te pa vend te ”e” se .Mbase dialekti i te folurit tuaj nuk e pranon menyren e shkrimit tim.
Thjesht, faleminderit per shkrimin e bukur.
Ata sahan lepires do vdesi.
Te dy keta gazetare dhe emisionet e tyre jane gropat septike e mediave. Jane aq te ndyre sa po te kishte kampionat ndyresie do te ishin te dy kampion. Per fat te keq pjesa me e madhe e gazetareve jane te ktij niveli,se ne kte llum u bene gazetare.
Bravo Iliria-Shqiperia bravo shume bukur komenti.
Keta dy fytyra Gazetarsh Blediri dhe ndyresyra tjeter eneri jane dy fytyra me te ndyre ne shqiperi,keto dy fytyra maskaraj dhe maskaresha nuk lan fjale pa thene,duke i kerkuar llogari vajzes nga fushe kruja,po kush jane keto dy fytyra, keta jane halet,fundrynat,minjet e hales,gazetar me te pa skrupull edhe Klodiana Lala kjo fytyre e poshter dhe qelbaniket e pd-se,kurvat dhe Karaputanat si Grida Duma,Xhozepina Topalli ,Albana Vokshi,zagari dhe palloshi i gjate dhe plaku i malesise tradhtari i shqiperise dhe ndyresira te tjere ku jeni kethyer ne fashista te ndyre ku e keni kethyer shqiperine ne nje kasaphan te pa imagjinuar ikni more fytyra te ndyra mos u’a pafshim fytyrat me te ndyra dhe me te pa skrupulla.
Shoqeri hijenash turkoshake qe presin gjahun e radhes qe ju hedh kanibali sali.
Dhe une ,per rastin ne fjale, nuk do te nguroja qe te dy keta moderatore t’i etiketoja masakrues te pashpirt te nje vajze qe fati i keq e çoi ne strofullen e Fevziut dhe te Eni Vasilit per t’i dhene edhe ata plumbin e fundit ! O Zot ! C’jane keta njerez kaq mizore ,qe per te mbushur ekranin e TV ,”poshterojne dhe vrasin ” njerez qe fatkeqsia u ka rene atyre per pjese ! Dhe une ,po ta kisha mundesine ,Zoti GAZETAR , do te jepja nje dore per t’ zhdepur vendçe Enin dhe Fevziun !
Shume i drejte Shkrimi po Maskarada eshte me e Thelle .Ajo fillon nga Zagaret e PD qe kane humbur cdo sens ,nuk kane asnje alternative ,.Ata duan te vijne ne Pushtet me cdo lloj mjeti ,me dhune,me pergojime,me shantazhe ,me shoifje .Se Duan te vazhdojne te vjedhin Ata bashke me LSI e Like Flöririt dhe Mona Baxhelles ka krijuar Perandorine e Krimit dhe duan te vazhdojne veprimtarine e tyre Ogurzeze.Po u ka dale Boja .Daj Sami po Vigjelon dhe do te veproje .I gjithe Populli po pret me padurim Rezultate Konkrete nga Vetingu dhe Thellimi i Reformes per Drejtesi.
undefined
Bravo ky shkrim argument i persosur , bashkohem me komentet per etiketimin e Blendi ,Eni Vasili, dhe gazetarja Klodiana Lala jane fytyrat me te shemtuara dhe maskaradat me mediokre qe nuk duhet te dalin me ne ekran, sidomos kjo Lala qe e mban veten si gazetare investikuse kjo eshte nje budallacke gazetare , hedh nje budalla nje gur ne lum 100 te mencur nuk e nxjerin dot, budallai ne kete rast eshte [Berisha] dhe 100 te mencurit ne kete rast eshte [Lala] investikusja e kesaj vajze tharcane.
Çfare mentaliteti,oooooh Zottttttttt!!!
Si ka mundesi qe nje petagog,nje kryeredaktore,disa gazetare,e populli ne tersi,TE PRANOJE FRIKEN E NJE VAJZE TE DHUNUAR?????????
Si ka mundesi,qe nje Baba te pranoje dhunimim vajzes( se tij) e te mos udhezoje mbrojten e saj?
Si ka mundesi,qe Baballaret te mos ngrihen e te mbrojne Vajzen e tyre ,por shkruajne per ” frikrat ! ” qe mund te ndodhin?!
Si ka mundesi,qe flitet per mbrojtjen e familjes nga nje e dhunuar,kur shoqeria duhet ti ipte vetem kurajo?!
Si ka mundesi,qe te flasim per nje djale sikur eshte krymafjozi i tere botes dhe nuk ja dalim dot ne si shoqeri te mbrojme nje vajze nga ky ” krimineli i gjithepushtetshem”?
Ku ne te semes e kini degjuar,mesuar,perjetuar ju te ” diturit” e ketij vendi se nje shoqeri e tere nuk mbron dot nje vajze apo te drejten e saj?
Çfare kerkoni te mbillni me keto ” frikera” ku i thuhet popullit se nje vajze e perdhunuar( kam mendim tjeter per rastin, por po flas ne pergjithesi) kur denoncon perdhunimin duhet te mendoje motren,nenen,baben,gjyshen,gjyshin,komshinjt?!
O Zot!!!
Ndihmona o Zot nga keta idita!!!
Ndihmona o Zot nga keta te paafte!!!
Nqs zoteri ndihesh i afte per te publikuar nje shkrim,nqs ndihesh i afte te percjellesh mendimet e tua tek populli,athere per mendimin tim,duhet te shkruaje: Ngreuni e bjerini fejzos dhe enit,ngreuni e mbroni te dhunuarit(nga cdo ane,si femra dhe meshkuj) dhe neve profesorat na kini ne krah.
Te lumte Gazetari Erl Kodra, ky quhet gazetar,ndersa Fevzua e Vasili, çakenj
Thjesht, faleminderit…
KAZANI MEDIATIK, ose WC MEDIATIKE punon me kapacitet te plote.
Nuk ka rendesi nese kane perpara nje njeri apo nje qen apo mace. E rendesishme eshte te behet emisioni dhe te gjithe turren si hienat.
Ju ndodhte ne shtepine e tyre nje gjeme dhe te mos gjejne kurre vend ku te fusin koken nga opinioni.
THASHETHEMAXHINJ JU A KANE KALUAR DHE GRAVE ME LLAFAZANE TE LAGJEVE.