PD-LSI të fokusuar tek “Xhisiela”, reforma zgjedhore dhe “Komisioni Tahiri” drejt dështimit

2 Tetor 2018, 18:27Politika TEMA

Opozita që prej shtatorit ka braktisur Kuvendin dhe për momentin nuk e di as vetë se çfarë do të bëjë më tej, pasi vetë Lulzim Basha nuk e di se si do të vijojë kjo punë.

Por, është fakt se opozita i ka lënë në mes të gjitha nismat dhe betejat e saj, për t’u marrë me ato që i dalin rrugës.

Ajo la në mes punën për “Komisionin Tahiri”, ngritjen e të cilit e kërkoi vetë, dhe kur mbaroi mandate, u ankua se ishte mazhoranca ajo që po i jepte fund këtij Komisioni.

Mazhoranca miratoi zgjatjen e këtij Komisioni edhe me tre muaj të tjerë, ndërkohë që opozita nuk u paraqit fare për miratimin e tij.

Tashmë ka kaluar një muaj dhe opozita nuk është mbledhur asnjë ditë për këtë Komision, dhe gjasat janë që ai do të dështojë.

Kjo, pasi PD dhe LSI fillimisht nisën një tjetër aksion, atë të “Teatrit”, pastaj shpikën nismën e vetingut në politikë, të cilin ndërkombëtarët e kanë quajtur si diçka të pakuptimtë, dhe tani janë fokusuar tek çështja “Xhisiela”.

Por përveç “Komisionit Tahiri”, duke se po shkon drejt dështimit dhe një tjetër aksion i opozitës, për të cilin PD nuk donte madje të hyntë në zgjedhje.

Bëhet fjalë për reformën zgjedhore, për të cilën çuditërisht, partitë kujtohen vetëm kur vjen data e zgjedhjeve.

Në kushtet e bojkotit të Kuvendit nga ana e opozitës maxhoranca paralajmëron se do të bëjë publik një draft të sajin për amendimet në Kodin e Elektoral.

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, socialisti Bledi Çuçi thotë se draftimi i ndryshimeve adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore, megjithatë ekspertët e maxhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR janë duke punuar”, tha ai.

Javën që vjen mazhoranca do të bëjë publik një draft, që sipas saj, pasqyron rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

“Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR. Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve. Reforma nuk ka vdekur, ende”, tha Çuçi.

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se konsensusi i socialistëve për draftin është me krimin.

Ai pastaj u mor me djalin e deputetit Rrahman Rahja, duke anashkaluar kështu çështjen më të rëndësishme, atë të reformës zgjedhore.(TemA)

1 komente në “PD-LSI të fokusuar tek “Xhisiela”, reforma zgjedhore dhe “Komisioni Tahiri” drejt dështimit”

  1. Ilir Meta says:

    E kane hallin te Vetingu as te Xhisiela as te reforma zgjedhore sepse e dine qe me keto lloj xhevahiresh qe na serverin edhe 4 viite te tjera te mos e mendojne pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje