Ish ministri i LSI: Kush denoncon e ha! Kjo quhet mafie...

2 Tetor 2018, 08:47Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se nuk ka asnjë çudi në shfaqjet publike të Xhisiela Malokut, pasi kjo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.

Postimi i plotë i Manjanit:

Dhunë..

————
Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.

Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arsye.

Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!

Askush!

Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan…

Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!

Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!

Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!

Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!

Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.

Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.

Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!

Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!

Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!

Kjo quhet Mafie!

4 komente në “Ish ministri i LSI: Kush denoncon e ha! Kjo quhet mafie…”

  1. kasem gahinji says:

    kjo eshte drejtesia e instaluar nga ju leshtelikes dhe te salut. rrofte universiteti i plepave

  2. shkerrmoqja says:

    foli ky dervishi i LSI qe akoma ska kuptur ose me sakte nuk i pelqen ta kuptoj se ariu eshte kapur kurse ky koktuli kerkon akoma gjurmet.

  3. 54 arsye per te ikur nga shqiperia says:

    Per ke e ke fjalen dritan priftin. Yt rrace e dhjere lereni vajzen te qete

  4. M says:

    Sa i zgjuar eshte kyyy, kot e len qe torturohet duke shkruajtur dhe ven pseudonime neper komente duhet lidhur me zinxhire mos na iken nga ishkalaja e si do behet pa mostra te tille?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje