Djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, ka dalë para gjykatës së Krujës i akuzuar për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.
Ai doli sot para trupit gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Seanca ishte e hapur për median vetëm për pak minuta, ku i pandehuri i komunikoi gjeneralitet e tij gjykatëses.
Më pas prkurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor dhe për të evituar viktimizimin e viktimës. 24-vjeçari përfaqësohet në gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari.
Mësohet se prokurorja Mirela Kapo do të kërkojë “arrest me burg” për 24-vjeçarin.(TemA)
??. Po’ Tani pse se ben trimin bythqiri