Dash Shehi kërkon elektorat tek muxhahedinët: Sali Berisha ju solli në Shqipëri, ju mbështesim

3 Tetor 2018, 10:04Politika TEMA

Djenë mëngjes Dashamir Shehi, parlamentar shqiptar, bëri një vizitë në kompleksin e banimit të anëtarëve të Moxhahedinit Iranian, MEK, në Manzë, Durrës, dhe bisedoi me banorët.

MEK është opozita demokratike ndaj regjimit iranian dhe më parë kanë qenë të mërguar në Irak. Por në vijim të sulmeve vrastare kundër tyre nga forcat e regjimit iranian, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, ata ikën nga Iraku drejt vendeve europiane dhe SHBA-së.

Në fillim të 2013-ës, qeveria e Sali Berishës pranoi një grup prej 240 vetash dhe më pas qeveria e Edi Ramës pranoi grupe më të mëdha.

Banorët po punojnë fort në ndërtim për të patur një zonë të përshtatshme banimi përpara se të fillojë stina e shirave.

Të gjitha shpenzimet e ndërtimit dhe shpenzimet e tjera paguhen në mënyrë vullnetare nga iranianët dhe mbështetësit e rezistencës iraniane në vende të tjera në Europë dhe SHBA.

Këta banorë, përmes jetës së tyre të qetë e paqësore, kanë krijuar një komunikim dhe marrëdhënie aktive me fqinjët e zonës.

Në bisedat e tyre me parlamentarët, banorët shprehën shpresën e tyre se shumë shpejt demokracia dhe liria do të fitojnë në Iran, dhe ata do të kthehen në shtëpinë e tyre me kujtime shumë të mira nga populli shqiptar.

Anëtarët e MEK kërkojnë një Iran të lirë e demokratik dhe kanë luftuar për vite të tëra e kanë paguar një çmim të rëndë për këtë qëllim.

Ai foli me një numër anëtarësh të MEK dhe të gjithë shprehën zgjedhjen e tyre vullnetare për t’iu bashkuar MEK-ut dhe shpjeguan gjithashtu se si kanë sakrifikuar jetën për lirinë e vendit të tyre.

Anëtari i Parlamentit theksoi se meqë që nga janari i shkuar ka patur protesta të gjera në Iran, do të jemi me siguri dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha në atë vend.

Por është e rëndësishme që deri në atë kohë, anëtarët e MEK, refugjatët iranianë të kenë sigurinë e duhur në Shqipëri, dhe spiunët e terroristët e lidhur me regjimin iranian në Shqipëri të përjashtohen, ashtu siç u përjashtuan dy personat e arrestuar marsin e shkuar në Tiranë.(TemA)

4 komente në “Dash Shehi kërkon elektorat tek muxhahedinët: Sali Berisha ju solli në Shqipëri, ju mbështesim”

  1. lazarati says:

    O fshatar O fshatar i fshaterave te Tiranes.Ky njeri as shihet me sy dhe as degjohet me vesh,ky fare burri pallavesh i quajtur Dash Shehu.Mos ngelt njeri ne kembe te degjsh kete njeri me koti ne rrethinat e Tiranes dhe te shqiperise.

  2. undefined says:

    Ka shkuar te takoj….gjakun dhe genin e vet…..andej nga dhe erdhi dikur….jo vetem fisi i Dashit por edhe shume e shume familje shqipfolese qe sot “vrapojn” ne Xhamite e Erdoganit apo Kishat “greke” te Anastas rrockes

  3. Fatmirramati says:

    Dashi takoi vellezerit e gjakut te si tironc i vjeter me origjine perse sic jane dhe turdit e ndoshta bodinaket !

  4. Scdrn says:

    Keto muxhahedinet, a kane te drejte vote?
    Une e di qe nuk kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje