Përkthyesi i Enverit: Ja komentet armiqësore që i dëgjoi gruaja ime në radhë me gratë te "Arka e Kursimeve" në "Tiranën e Re"

3 Tetor 2018, 07:45Politika TEMA
Përkthyesi i Enverit: Ja komentet armiqësore që i dëgjoi

Ekskluzive / Publikohet letra e Myfit Mushit, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtëme dhe përkthyes i Enver Hoxhës, i cili në vitin 1963 informonte sekretarin e organizatës bazë të partisë në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, Zeqi Agollin, mbi disa “komente armiqësore” që gruaja e tij i kishte dëgjuar tek rradha e “Arkës së Kursimit” në “Tiranën e Re”.

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Thëniet e Leninit se; “Çdo komunist është një çekist” dhe se “Partisë nuk i mbajmë asnjë sekret, por ia themi hapur të gjitha”, duket se kanë gjetur zbatim mësëmiri tek një pjesë e madhe e komunistëve të qytetit të Tiranës, të cilët në vitin 1963 i kanë dërguar një sërë letrash sekretarëve të organizatave bazë ku ata militonin dhe bënin jetën e partisë, duke raportuar, denoncuar e duke dhënë informata lidhur me çdo gjë të dyshimtë që ata kishin parë dhe dëgjuar si dhe “çfaqjet armiqësore” që ata kishin konstatuar tek persona të ndryshëm në lagjen e tyre, në kolektivin e punës, në qytet, etj etj.

Këtij “rregulli” nuk i ka shpëtuar as Myfit Mushi, përkthyesi i Enver Hoxhës, (zotërues i disa gjuhëve të huaja), i cili asokohe punonte pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme. Mushi, intelektual i njohur, një njeri mjaft korrekt në punë dhe në familje, i njohur në rrethet intelekutuale të Tiranës edhe si përkthyes i mjaft librave artistikë, duket se nuk i ka shpëtuar dot indoktrinimit të skajshëm dhe presionit që ushtrohej mbi komunistët e thjeshtë asokohe, gjë e cila duket edhe nga letra që ai i ka dërguar sekretarit të organizatës bazë të partisë, Zeqi Agollit, ku e informon lidhur me ato që ka dëgjuar gruaja e tij, teksa mbante rradhën në Arkën e Kursimit te Tirana e Re.

Të gjitha këto bëhen të ditura nga një sërë dokumentash arkivore që ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit (Fondi 14,) ku Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë të qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, pasi i ka seleksionuar, sipas rëndësisë që ato kishin, ia ka dërguar Rita Markos, anëtarit të Byrosë Politike, që asokohe ishte edhe sekretar i Komitetit Qëndror të PPSH-së, për organet e Diktaturës së Proletariatit. Letrat e raportet e Rrapo Dervishit në adresë të Rita Markos, janë parë dhe lexuar edhe nga Enver Hoxha, si dhe sekretarët e tjerë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, të cilët kanë vënë dhe shënimet e tyre mbi këto dokumente me siglën “Tepër Sekret”.

Bashkë me faksimilen përkatëse, ekskluzivisht për gazetën TemA, po publikojmë edhe disa foto të Myfit Mushit, të bëra gjatë kohës që ai shërbente si përkthyes i Enver Hoxhës.

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Tepër Sekret

KOMITETI I PARTISE SE QYTETIT Tiranë, 9.4.1963

TIRANE Ekzemplar Nr 1

Nr. 934 Prot.

L A N D A: Dërgohet informacion mbi disa çfaqje armiqësore të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Tiranës

T I R A N E

Bashkangjitur ju dërgojmë informacionin “Mbi disa çfaqje armiqësore të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Tiranës”

SEKRETARI I-rë K.P. QYTETIT TIRANE

(Rrapo Dervishi)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Sekretarit të organizatës bazë të Partisë të Ministrisë

së Punëve të Jashtëme

Shokut Zeqi Agolli

Gruaja më informoi se në Arkën e Kursimeve në Tiranën e Re, ka dëgjuar përshpëritje midis grave se:

Qeraja e Janarit për banesë nuk pranohet tani, mbasi do të bëhet rritje e saj.

Do të hiqen kompesimet për veshëmbathje dhe do të shtohen ndihmat për fëmijët (kompesimet)

Do të hiqen kompesimet e ushqimit dhe do të bëhet një farë shtese në rrogat e punonjësve.

Tiranë, më 21 janar 1963 Me nderime

Myfit Mushi

………………………………………………………………..

Vërtetohet njësia me origjinalin

SEKRETARI I-rë K.P. QYTETIT TIRANE

(Rrapo Dervishi)

13 komente në “Përkthyesi i Enverit: Ja komentet armiqësore që i dëgjoi gruaja ime në radhë me gratë te “Arka e Kursimeve” në “Tiranën e Re””

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Ah xha Myfit xha Myfit. ..unë e di mo xha Myfit se ti nuk doje ti hapje gropën askujt….por ç’t’i bësh sistemit. ..*goxha burrë ky xha Myfiti se shan dot pavarësisht se ato gratëe radhës i nisi drejt destinacionit të vetëm (burgu apo internimi )
    Kanë kaluar 28 vite që nga rënia e diktaturës dhe asnjë ‘xha Myfiti ‘nuk i hyri gjëmbi në këmbë. .fëmijët apo nipërit e ‘xha Myfitëve ‘sot i ke nëpunës të lartë të shtetit..ministra e kryeministrat. ..? kjo është edhe arsyeja që këta politikanë anashkalojnë të shajnë diktaturën dhe diktatorin. ..normale…
    I thonë një llafi : shifi fytyrën jepi detyrën. ..
    Kjo është fytyra e shtetit tonë. .hipokrit sharlatan mizerje sepse këta jeni ju politikanët bijtë dhe nipërit e ‘xha Myfitëve ‘…mund të vishni rroba të bukura dhe të shtrenjta si ky xha myfiti por ADN -ja juaj është shumë e qelbët .. vraponi të bëni flamurtarin e partisë…të jeni vigjilentë se jemi në muajin e qoftëlargut. ..edhe pak ditë dhe xha Myfitët do veshin kostumet ‘armani’dhe do dalin të krekosur në bulevard e ballë lart e plot nostalgji do kujtojnë qoftëlargun enver dhe kohët e arta kur këta komunistë përndiqnin me dhjetëra e qindra bij nënash nëpër radha apo prapa gardheve se mos u shpëtonte ndonjë llaf ‘i lig’për partinë…
    Ah xha Myfit xha Myfit. ..ti nuk doje po ç’t’i bësh sistemit. ..

    1. xha myfiti says:

      zhaku vetëm ti më ke kuptuar drejt.
      Unë nuk doja të merrja njeri më qafë por ç’t’i bëja sistemit? opo sistem i qelbur thuaj pastaj skisha çbëja se ime shoqe mi tha të gjitha dhe po mos të bëja denoncimin do të më denonconte ime shoqe mua. o nëne o nëne do më theshte ay i madhi :paskam mbajtur gjarpërin në gji. pastaj merr lopatën Myfit dhe hap kanale tër jetën. o nëne o nëne.opo lëre lëre sistem i keq

    2. shvejku says:

      Nje dite ne radhen e qumeshtit degjova ca gra qe ankoheshin per burrat e tyre.
      Gruaja A:
      -Burri im punon me tre turne ne kombinat dhe kur eshte turni i dyte dhe i trete,pra shumicen e muajit nuk bejme seks fare!
      Gruaja B: Mua komshiu me shikon me me bisht te syut dhe me fton vazhdimisht per kafe kur nuk e ka gruan ne shtepi!
      Burri im vjen i lodhur nga pouna,se punon ne miniere dhe i shkreti nuk ka fuqi per mua te shkreten!
      Gruaja C:Nuk kam burre,por shyqyr qe kam komshiun e mire qe i ben hyzmet gruas se tij dhe mua!
      Shkojme shume mire me njera tjetren!
      Nuk me shkon mendja kurre te martohem se keshtu me komshiun qenka me mire!
      Gruaja D:
      Shoku sekretar ne radhen e qumeshtit degjova bisedat e 3 grave imorale,qe shkojne me burra te tjhere!
      Mendoj se duhen ndeshkuar me internim!
      Rrofte populli yne trim ,puntor dhe qejfli,por pak spiun!

    3. mateo says:

      Une propozoj qe te zhvarroset ky Mufiti ndhe te varroset ne nje varr te panjohur!

  2. ELIOT says:

    Pune debilash spiunash sahanlepiresat e Enverit ;;; qyrravece ;;; Nje here nje femije ne Bagdat ;;spiunooi babin e vet se ai plaku vet kur e pa surratin e Sadam Hysenit ne tele ;;; e pershtyi ;;; tha qen bir qen ne skemi me henger dhe ti me familje tende ben qef ;;me ; dhe feija i Vogel me propogande qe i benin ne shkolle gjithe diten me Sdamin ;; spiunoi babin e vet ;;; dhe fundi dihej ;;;tradhetar i vendit ;; i regjimit ;; AMERIKAN KAPITALIST me mendme te erreta ;;dhe shume perralla ;;; DHE e futen ne burg pe 50 Vjet deri ne toturat me te keqiajt ;;; JA DHE SHURRAMANET NE SHQIPERI ..KATNARET BUDALLENJ QE MERRTE EVERI NGA KATUNET E TIJE .

    1. Ermal berati says:

      po tani jo vetem qe spiunojne per njeri tjetrin tek partite por, por jane bere spiuna te ambasadave te huaja, shikoni me vemendje deputetet qe hyjne dhe dalin nga ambasadat. TURP.

  3. Sazani says:

    E lexova dhe më vjen për të vjellë . Edhe Rrapua edhe Myfiti na kanë lënë shëndenë .
    Kush është më legen , Rrapua apo Myfiti ?

  4. duno says:

    Ky Myfit poligloti me siguri do jete ai personazhi i famshem , terxhumani Besnik te Dimri i vetmise se madhe i Kadarese . Ne roman Kadareja e larteson shume ,por sic duket edhe ky paska patur karakter legeni. Nuk kishte nevoje nje njeri i kulturuar , me kaq shume gjuhe te huaja te katandisej ne nje spiun te rendomte , por kjo pune sic duket nuk eshte pune kulture e diturish por eshte ceshtje karakteri dhe edukate familjare. Sa shume uritha rit ky vend.

  5. ts says:

    O shpirag dhe eliot ! Nuk kuptoj pse na nxjerin kto “karamele” spiunesh kur shqiperia ish mbushur me spiun te klasit qe vazhdojn e udheheqin ! Asnji emer i madh deri tani e na doli ky pleshti perkthysi , qe paska ber “detyren ” ! Ky popull qe deri dje spiunonte ,komshi,shok , mik , e deri ne familje vllezer e motra ,sot ,ju ben duva hajduteve te tij ,i zgjedh e i voton klysheve t atyre , ku connin informatat e letrat anonime ! I pasuroi , per 5 breza klyshesh e tani na hedhin ne tav ca llafe grash neper radhet e qumeshtit , ku qe ne 4 te mengjesit rjeshtonin shishet me emra ! Ky popull po sheh “teatrin ” e ndyr te parlamentit ku i coi e ben pall me leket qe ju dergojn gjysma e hikur jasht shtetit e as duan tja din kush i udheheq ! Ky popull , qe dje spiunonte “tradhtaret”sot jeton me tradhtin ,hajnin ,korupsionin dhe krimin ,dhe sodit kurverin e lluksit hollivudian te dhunusve te tij ! Ky popull perjetesisht i varfer, nuk del dot nga varferia shpirterore qe e ben te gezohet me fatkeqesin e shokut ,mikut,komshiut e vllaut e motres ! Prandaj ,kto shkrime vetem sa na kujtojn qe jemi po ata ,e nuk di sa koh do mbetemi te till …..Ishalla nuk kemi mallkim te perjetshem !!!

  6. Brek_exit says:

    Hahahaaaa.
    Qenka intelektuali. Nga spiun ne irredentist

  7. Ivan i madh says:

    Ti Kaloqia dhe Der_vishi i 55 es se Fariut mos lini hale e gjiriz pa futur hundet. Po kete spo e kuptojme ku i gjejne keta dy krimba gjirizi keto dosie kur ne dime që ato sjane hapur akoma. Dhe sipas ligjit shqipetar keta duhen denuar se po abuzojne me to dhe si vjedhes te tyre. Te pakten shteti ti hape e ti dije populli duke i pare e leshuar vete e jo tja servirin atij nje grup palacosh te ndimuar dhe nga disa gazeta ato që deshirojne ata. Duke shkeputur fraza e pjese dosien që i shfrytezojne keta palo shkruan si i do deshira e qefi i tyre e jo sic jane realisht. Romani fillohet e lexohen nga fillimi ne fund e jo me kapituj që te interesojne e ty mor idiot e medioker Kaloqia. Mero mos e lejoni komentin tim se te thashe disa te verteta te pa kundershtuesheme ne lidhje me keta minj dosiesh si ky tendi e ai i Fariut.

  8. orient says:

    i tille qe regjimi..ç’do rregjim ka regullat e veta

  9. Paqesori says:

    Derr derr derr, gerr verr verr ! Per cfare na sherbejne ketp xhevahire ? Nuk na mjaftojne karagjoslleqet qe bejne sot burrecet e partive qe te rrime e te mendojme qe cfare kane bere grate e nderuara vite e vite me pare ? Po ky eshte debil qe i shkruan …dhe ju jeni karagjosa qe ja botoni ! Ne gjuhnaqare te pafajshem qe i lexojme …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje