Ilir Meta: Pa Gjykatë Kushtetuese, s’ka marrëveshje me Greqinë

3 Tetor 2018, 19:21Politika TEMA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kreu i Shtetit foli edhe për negociatat me Greqinë, ecurinë e të cilave deri më tani e vlerëson me nota pozitive.

“Unë marrëdhëniet me fqinjët i kam për zemër dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika. Çështja ka më shumë se 10 vite që nuk është zgjidhur dhe ka një vendim të Kushtetueses.

Unë kam bërë përpjekjet maksimale për t’i kontribuar zgjedhjes së drejtë dhe jo ndërlikimit. Është një çështje delikate te ne, por edhe në Greqi.

Kam bërë gjithçka, me Ramën kemi pasur dakordim të plotë, kemi pasur disa mosmarrëveshje me Bushatin për këto çështje dhe i kam bërë të qartë Ramës, që nëse është i bindur që të finalizohet një marrëveshje e tillë do të ketë autorizimin tim”, u shpreh Meta.

Por përveçse autorizimit nga presidenti i vendit, Meta ka një kusht akoma edhe më jetik për ecurinë e këtij procesi.

“Ramës i kam bërë të qartë, që është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament kur të kemi një Gjykatë Kushtetuese, pasi në të kundërt nuk do i shërbente zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje”, theksoi Meta.

5 komente në “Ilir Meta: Pa Gjykatë Kushtetuese, s’ka marrëveshje me Greqinë”

  1. says:

    Populli i ballkanit urren Grekun.

    1. Flm says:

      Turqit e Ballkanit do te thuash …. po me se e drejte.

  2. Albani says:

    Mire eshte,por kur mendon qe anetaret e gjykates kushtetuese jane kompetence ekskluzive e presidentit,atehere te shkon mendja direkt qe ketu flitet per pazare te ndyra qe do te pasurojne akoma me shume Ilir Floririn

  3. undefined says:

    po can trapin greku se nuk ben ti marreveshje
    ai ne evrope asht

  4. undefined says:

    po can trapin greku se nuk ben ti marreveshje
    ai ne evrope asht …………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje