“Ma fute me shifra”, Rama-Alfred Lelës: Ma fute, ma nxorre, mos përdor fjalë të tilla se nuk ka lezet

4 Tetor 2018, 21:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së sotme në “Real Story”, është përplasur me gazetarin pranë PD Alfred Lela përsa i përket çështjes “Xhisiela”.

Teksa fliste për këtë çështje Rama është përballur me disa pyetja nga paneli, por teksa niste të fliste e ndërprisnin me pyetje apo komente.

Në këto momente Rama ka reaguar, duke thënë se nëse nuk vendosin rregull dhe nuk e lënë të përgjigjet, ai nuk do të flasë më gjatë gjithë emisionit.

“Ju keni shkatërruar komplet raportin e të intervistuarit me publikun, nëse nuk vini rregull unë nuk flas më fare. Unë filloj të flas, ju më ndërprisni që në fjalinë e parë.

 Ore nuk do flas më nëse nuk vini rregull, do hyj në histori, nuk do flas më po më ndërpretë”, tha Rama.

Më pas Lela po përmende disa shifra dhe Rama i tha se nuk janë të vërteta ndësa gazetari tha se ma fute me shifrat.

Më tej Rama me ironi i tha “ma fute ma nxorre, mos përdor fjalë të tilla se nuk ka lezet” (TemA)

2 komente në ““Ma fute me shifra”, Rama-Alfred Lelës: Ma fute, ma nxorre, mos përdor fjalë të tilla se nuk ka lezet”

  1. Aleksander says:

    Edukate familjare,edukate shoqerore,nivel intelektual ,aftesi komunikimi…te gjitha pertoke…TURP per keta te rinj ,qe as edhe nje liber nuk besoj se e kane lexuar .SI guxojne e dalin neper studio e pretendojne te degjohen keta “gazetare” a “opinioniste” me keto nivele MJERANE !?

  2. Komentuesi says:

    Te lumt zoti Edi Rama.E degjuam familjarisht intervisten tuaj te Sokol Balla ne Vizion plus,dhe na u be qejfi qe jua tregove vendin atyre gazetareve te kazanit,duke perjashtuar ketu gazetarin Minxhozi.Ai Alfred Lela me koke te gjate si te gjarperit ka ardhur ne ate panel vetem per te sulmuar kryeministrin,por Edi Rama qendroi i forte dhe i mençem.Ne kete inervist Edi Rama doli i fituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje