Xhemal Imeri: Si u eliminua Elmaz Imeri me aksident të organizuar nga Kadri Hazbiu

4 Tetor 2018, 18:28Politika TEMA

Për shumë vjet të kohës së komunizmit, deri në fillimin e viteve 1970-të, Elmaz Imeri ka qenë një nga personalitetet dhe drejtorët e rangjeve më të larta të ministrisë së Brendshme. Por jeta iu pre në mes, falë një aksidenti që erdhi papritur. Dhe që sipas nipit të tij, Xhemal Imeri, ishte i organizuar, pikërisht nga drejtuesit komunistë të asaj kohe, që sipas tij, e praktikonin shpesh eliminimin e kolegëve. Në një rrëfim të posaçëm për “Albanian Free Press”, ai rrëfen pikërisht historinë e xhaxhait të tij, duke përmendur mes të tjerash edhe emrin e Beqir Ballukut, edhe ai i ndëshkuar nga sistemi i kaluar komunist. Ai e përshkruan atë si një njeri shpirtmirë, i gjendur dhe që i ndihmonte njerëzit. Ndryshe nga Kadri Hazbiu, i cili sipas tij, nuk ishte aspak i sinqertë…

Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

Pas më shumë se 60-vjetësh, si i kujtoni sot vitet e luftës?

E kisha përjetuar, madje dhe mora pjesë në luftë. Përjetova edhe vitet e pas luftës dhe kam qenë faktor në rrugën e ndjekur pas saj. E ja tani, në moshën 88-vjeçare, po më afrohen më tepër se kurrë ndjenjat dhe pasojat, apo rrugët nëpër të cilat kam kaluar, në mes të shokëve e të shoqërisë që ngritëm, përmes hallesh që njihen e kujtojmë sot që kanë kaluar shumë vite… Më rizgjoi një datë 25 shtator 2018, me një emision të gjatë televiziv për krimet e komunizmit në Shqipëri.

Çfarë mendoni ju personalisht për krimet e komunizmit?

Një ditë mora një libër me titull: “La storia dela fenomena stalina”, të botuar nga ish-sekretari i Partisë Komuniste Franceze, Zhan Eleshtein. Aty gjeta shumë përshkrime krimesh, por ai në përgjithësi donte të thoshte hapur, se krimet e “terrorit të kuq” të Stalinit e kishin prejardhjen prej krimeve të Leninit, ku sqaronte nga se dënimet deri në kongresin e fundit të jetës së tij, ishin përgjysmuar anëtarët e Partisë Bolshevike. Që do të thoshte se krimet e komunizmit ishin krime të prejardhura komuniste.

Edhe në Shqipëri, të kësaj natyre ishin krimet komuniste?

Për egërsinë komuniste ka pohuar edhe Nexhmije Hoxha, kur flet për Sejfulla Malshovën e thotë se: “Sejfullai ishte i urtë, për të qenë udhëheqës i një partie komuniste…!”. Më saktë, një grup historianësh europianë kanë të botuar një libër gati 1000 faqe më kopertinë të kuqe, ku trajtohen krimet e bëra deri në Shqipëri, me ilustrime marramendëse. Unë që po flas, ato krime i kam ndjerë në gjakun tim, të njerëzve të dashur, komunistëve të orëve të para e madje drejtues kryesorë, midis tyre tre veta madje dhe në forume të larta e të rëndësishme të vetë partisë Komuniste të (Punës). Luftëtarë trima e plagë lufte në trupat e tyre. Sot dua të kujtoj njërin ndër ta…

Po përse u kujtove sot për njërin nga ta? 

Sepse nuk kam botuar gjë për xhaxhanë tim, Elmaz Muharrem Imeri, pa folur për babanë, nacionalist i shpallur dëshmor. Elmazi u eliminua më 2 tetor 1952, nëpërmjet “aksidentit” të organizuar.

Kush ishte Elmaz Muharrem Imeri?

Elmazi, ishte luftëtar i orëve të para, antifashist, i cili qysh në fillimet e luftës u radhit në njësitin e armatosur të fshatit dhe u bë anëtar i partisë. Më 10 qershor 1943, mori pjesë në formimin e çetës “Hodo Zeqiri”. Mburresha që majori anglez Hill, i dorëzoi një mitraloz të madh kundra-tank, të cilin e inauguroi po atë ditë në një aksion kundra një kolone në Jonufër, ku u dallua, e pas një muaji në fillim të korrikut 1943, u zgjodh bashkë me 10 tragjasiotë për t’u rreshtuar në b brigadën e parë. Më tej, u emërua komandant kompanie dhe me formimin e brigadës 23 kaloi si zv/komandant i batalionit të 3. Nga lufta doli kapiten i dytë, e më vonë kapiten i parë, duke shërbyer në Regjimentin e Delvinës, në Divizionin e Parë në Tiranë, si komandant batalioni dhe më tej, në Brigadën e Dibrës. Në vitin 1949, e transferojnë në Ministrinë e Brendshme, në degën e Sigurimit të Ushtrisë. Prej andej, i erdhën edhe pasojat që po përshkruaj më poshtë.

Ju ku ndodheshit në këtë kohë?

Ndodhesha në Kiev të Ukrainës për studime. Më kishin dërguar nga shkolla ushtarake “Skënderbej”. Isha në fundin e studimeve. Kisha përfunduar programin trevjeçar dhe bëhesha gati të jepja provimet e shtetit për oficer ndërlidhjeje. Befas  më thërrasin në zyrën e Komandës së Shkollës. Komandanti, Gjeneral Ivan Ivanoviç Burov më lexoi një urdhër. Urdhër që kishte ardhur nga Komanda e Përgjithshme para 2-3 muajve, por meqë isha student  i shkëlqyer, ishin menduar të më mbanin për të përfunduar provimet shtetërore. Urdhri i dytë thoshte: “Studenti Xhemal Sefer Imeri të kthehet sa më parë për nevojat e Komandës së Përgjithshme”. Pasi më lexoi urdhrin gjenerali, e mori fjalën Koloneli Afshinikov dhe m’u drejtua: “Shoku Imeri, për çdo gjë kemi vendosur me stafin studimor, që t’ju jepen të drejtat e përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera, e me gjithë të dhënat e tjera për Ju do të udhëtojmë nëpërmjet postës përkatëse për në vendin Tuaj. Me keqardhje që na largoheni, siç ndodhi me grupin e Zaçes, vitin e kaluar. Por urdhrat janë të padiskutueshëm”.

Më lejuan të largohesha dhe sqarimet më të plota m’i bëri pasi dolëm, komandanti i kompanisë, majori Pavëll Llitnjevi. Gjatë rrugës për në zyrën e tij takonim kuadro e pedagogë të mitë dhe më përshëndetnin për vendimin e komandës së shkollës për dhënien e diplomës. Pas 12 ditësh, u nisa për në Odesë me një përcjellje të gëzueshme, të shokëve, majorëve dhe komandantë e pedagogë. Në Odesë qëndruam 10 ditë në Shkollën e Këmbësorisë, ku më parë ishin diplomuar 75 oficerë tanët, të cilët u bënë kuadro të suksesshëm. Rastësisht, aty mora vesh se dajua im, Sali Ormëni, një vit më parë paska “vrarë veten” dhe si kuadër tepër i lartë, ishte quajtur armik i partisë dhe i popullit. Më ra pika kur e mora vesh atë lajm jetik për mua. Por për fat, mora sqarime nga kolonelët Vehbi Hoxha, Halim Ramohito, Ndreko Rino, që kishin përfunduar Akademinë “Frunze” dhe ra rasti të qëndronin edhe ata në atë shkollë, në pritje të një vapori “Çiaturi” që do nisej për në atdheun tonë.

Çfarë bëre kur erdhe në atdhe për të mësuar të vërtetat?

Kur arritëm në atdhe bëra një tentativë dhe u futa në zyrën e drejtorit të kuadrit të Komandës së Përgjithshme, Haxhi Lleshi, i cili më priti shumë keq e me kërcënime, sidomos kur i thashë se përse më kishin përjashtuar vëllanë jetim e të vogël nga shkolla “Skënderbej”. As më sqaroi fare, por m’u turr me këtë togfjalësh: “Kursant! Largohu dhe mos e zgjat më. Të shohim si do vendosin për ju, se nuk mund të mbajmë në ushtri bij ballistësh e nipër armiqsh, për të rrëzuar pushtetin popullor…!”. Isha i porsaardhur dhe nuk dija shumë gjëra, prandaj dola si pulë e lagur nga ajo zyrë dhe po lëvizja korridorit të katit të parë. Fati im, që rastësisht ndesha në një kapiten me dosje në dorë e m’u drejtua: “Shoku kursant! Mos je nga ata që erdhën mbrëmë nga Bashkimi Sovjetik?” dhe pa ndërhyrë unë ai vazhdoi: “Shko bëj një kërkesë takim me shokun gjeneral Beqir Balluku, se në dorën time do vijë e të fus unë tek ai”. Siç e mora vesh, ai paska qenë kapiten Josif Zegali dhe ishte sekretari personal i Shefit të Shtabit të Ushtrisë, pra edhe zv/i parë i komandantit suprem, Enver Hoxhës. Për të mos e zgjatur, veprova sipas porosisë dhe shkova në postë e shkrova një telegram gjysmë faqe.

Kur shkove tek Beqir Balluku dhe si të priti?

Pas pesë ditësh, më futi tek gjeneral Balluku, i cili pasi kishte lexuar dërgesën time, më bëri një pritje shumë të ngrohtë. Më dorëzoi diplomën e ardhur me listën e notave “shkëlqyeshëm” dhe më gradoi në zyrën e tij n/toger, dhe më bëri një pyetje tepër prekëse: “Ku doni të shërbeni?”. Mu lotuan sytë, kur ai më caktoi të Tiranë…!” në Regjimentin e Ndërlidhjes, madje më riktheu edhe vëllanë në Shkollën Ushtarake, i cili eci në rrugën e tij shkëlqyeshëm, si mjek i suksesshëm. Ashtu siç isha, me uniformën sovjetike dhe spaletat e n/togerit në supe, shkova tek xhaxhai im Elmaz Imeri, në shtëpi. Ai u befasua nga gradat dhe m’u lëshua  me përqafime e puthje. Rashë në muhabete sa tronditëse, aq dhe të ngrohta me të. Aty m’u drejtua:” Do vish të banosh këtu, me gjithë varfërinë time e me 4 fëmijë e gruan Sadenë, do mblidhemi. Do të të jap edhe biçikletën e punës time, se e ke repartin larg”. Banimi im tek xha Elmazi ra në sy të keqbërësve,  aq më tepër se i kishte “mashtruar” ata, sidomos që i kishte dhënë biçikletën e zyrës së ministrisë së Brendshme, një njeriu “të padëshiruar”, siç isha unë. E që e kishin porositur më parë të bënte deklaratë për kthimin tim nga studimet e përjashtimin e vëllait nga shkolla “Skënderbej”. Kaloi mbi një muaj dhe i kthyer nga reparti i isha përveshur punës, kur një ditë e gjeta në shtëpi tepër të ngrysur atë ish-trim, të shndërruar si pulë e lagur.

Pasi e pyeta se ç’kishte, me lot në sy më tha: “T’u zbatua porosia që më ke dhënë, për të patur kujdes se do fillojnë të të sulen. Se ata s’ta falin paralajmërimin që të kishin bërë më parë. Bëj kështu si themi, se ndryshe do përfundosh si Sali Ormëni, që i la fëmijët rrugëve!”. E mora për krahu xhaxhanë tim të dashur dhe deshi s’deshi e shoqërova për në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Aty morëm nga një birrë e diçka për ta shoqëruar. Kisha marrë rrogën e parë si oficer. Ai po më shpjegonte hollësira pse e kishin transferuar për në Shkodër, madje pa e kuptuar as vetë filloi të ngrejë zërin. Unë i thashë:”Kujdes xha Elmaz! Se dëgjojnë edhe muret…” Ai ma ktheu: “Aha, Xhemo! Ka ardhur koha të kuptoj se në ç’pozita më kanë katandisur. Po më vjen mirë që të shoh kështu, të rritur, të pjekur para kohe, por për mua nuk ka më jetë…!”.

Pas 5 ditësh e ndihmova në ngarkesën e plaçkave të shtëpisë dhe e përcolla atë dhe fëmijët e tij me të mirën Sade, siç i flisja, për të mos i takuar më…!

Po më pas, çfarë ndodhi me Elmazin?

Më datën 2 tetor 1952 më sinjalizojnë se Elmazi mbrëmjen e mëparshme ishte aksidentuar dhe trupi i tij, ndodhej në morgun e spitalit ushtarak. Më mori kolonel Ndreko Rino, i cili më kishte marrë në Sauk për t’i përgatitur dy kuadrate të kufirit, për paradën e ardhshme dhe më shoqëroi për në spital. Atje, veç të tjerëve ndodhej dhe Kadri Hazbiu, i cili duke iu afruar arkivolit që po dilte u shpreh: “Ah! Mazo-Mazo! Nga motorët kishe frikë e nga motorët gjete vdekjen!”. Desha t’i drejtohesha: “ Se janë motorat e tu o Kadri Hazbiu, se Elmaz Tragjasi nuk ka patur frikë nga armiqtë italo-gjermanë e jo të kishte nga motorat…”. Por e mbajta veten, për të jetuar dhe të kujtoj ato viktima që ka palosur Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu me shokë. Gjithsesi, motoçiklisti nuk pësoi gjë dhe s’e shfaqen gjëkundi në skenë, të tregonte si ndodhi ajo tragjedi, që Elmazi u përplas në gjoks, në qoshen e një karrocerie të një makine të vendosur në një kthesë te Ura e Zezë, që e kishte përplasur motoristi dhe copëtuar fytyrën, gjoksin deri edhe automatikun, sipas Kadriut, sepse as babait të Elmazit nuk iu zbulua fashimi që i ishte bërë viktimës. Më kujtohet edhe se ç’tha Kadri Hazmiu para plakut baba, që: “Do nisemi për në Vlorë, se Elmazi është shpallur “Dëshmor” e do ta shoqërojmë, se do vendosim arkivolin me trupin dëshmorit në hollin e Komitetit të Partisë në Vlorë, pasi ka lënë punën populli i Vlorës, në pritjen tonë”.

A shkoi trupi në Vlorë dhe a u kryen homazhet?

U kryen homazhet për dy orë dhe shoqëruar nga qindra njerëz, e varrosën pranë të vëllait, Zeqirit, “dëshmor i luftës”, si dhe u vendos fotografia dhe emri i tij në muzeun e Ministrisë së Brendshme.

Si ka ndodhur vdekja e tij, si është përshkruar më vonë ngjarja?

Udhëtimi i tij me motor nga Shkodra për në Tiranë ishte bërë atë darkë të zezë për të, sipas porosisë që kishte marrë: “Hajde me motor e jo me gazin se është natë, se gazin ta njohin diversantët”. Siç duket motoçiklisti ishte stërvitur më parë, për atë tragjedi. Pas 17 vitesh, kur u shpërngulën dëshmorët e Vlorës nga Skela, për në varrezat e reja në vitin 1967, arkivoli me eshtrat e Elmaz Imerit u çuan në Babicë, ku prej asaj kohe prehen bashkë me bashkëshorten së tij Sade, mes njerëzve të thjeshtë e jo tek dëshmorët. Kjo tregon qartësisht se Elmazin e kishin shpallur “Dëshmor të Atdheut” për sy e faqe, për të mbuluar krimin e organizuar gjatë eliminimit të tij. Të katër fëmijët dhe një i pestë në barkun e të shoqes i trajtuan mirë, për të mbuluar horrllëqet e kriminelëve sadistë, të shefave e veglave të tyre. Kurse fëmijës që la në barkun e së shoqes, ia vunë emrin “Mazi”. Unë e kam për nder të kujtoj figurën e atij burri të devotshëm, trim e të zgjuar, i cili ka lënë mjaft vargje poetike për luftën e dëshmorët e fshatit të tij, Tragjasit. Por edhe Beqir Ballukun, që jo vetëm një herë na ka mbrojtur nga zemërligjtë e partisë, e që pas eliminimit të tij na vënë përpara, sa edhe vetë nuk e morëm vesh sesi shpëtuam gjallë, me gjithë ato prapësi që na thuri “ujkonja” që hante këlyshët e vet, derisa në fund, hëngri edhe vetveten…

25 komente në “Xhemal Imeri: Si u eliminua Elmaz Imeri me aksident të organizuar nga Kadri Hazbiu”

  1. " Shqipeni" e Jugut says:

    @@Xhelal Imeri:me Respekt dhe Nderime…por pa pasur asnje Interes:MOS JA VISHNI TE GJITHA KADRI HAZBIUT, apo Mehmet Shehut???C´fare Perfitimi kishin ata nga Vdekja e Xhaxhait Tuaj???Ja keni Futur kote se koti..dhe Intervista eshte Konfuze..ik ..ik dhe pi ndonje Caji..se nuk kishte “Frike” Xhaxhi “Enver”..per te “Tredhur” dike ne se i shkonte ne Mendje…
    hajde dhe na Thua:Motociklisti ishte i “Stervitur”???

  2. landi says:

    Drejtuar z. Albert Xholoi!

    Meqe kam lexuar shkrimet tuaja, kryesisht ne gazeten “Telegrafi”, habitem se si keni rene pre e ketij genjeshtari, me emrin Xhemal Imeri.
    Dajua i tij, Sali Ormeni, ka qene zevendesminister i brendshem dhe kandidat i KQ te PPSH. Kur ai vrau veten, ky ishte versioni i dhene, u perjashtua nga KQ dhe u shpall armik. Besoni ju, qe ky e mori vesh pas nje viti se dajua i tij “i dashur” kishte vrare veten nje vit me pare?! Ne Moske, ne ate kohe ishte atashe ushtarak gjenerali Gjin Marku, te cilin ky nuk e permend fare, dhe detyra e pare e gjeneral Markut ishte ta conte kete person ne Shqiperi. Ky ishte thelbi i diktatures, te cilin ky po kujtohet ta godase tani.
    Jo cdo njeri varrosej ne varrezat e deshmoreve. Kishte rregulla strikte per nje gje te tille ne kohen e komunizmit.
    Beson njeri se Beqir Balluku do e priste nipin e Sali Ormenit ne zyre dhe do e gradonte nentoger? Pse keshtu jepeshin gradat? Beson njeri se komanda e shkolles sovjetike nuk do respektonte rregullat e shtetit shqiptar. Mire sovjetiket, po atasheu ushtarak nuk do zbatonte urdherin e ardhur nga Tirana?

    Ka kohe qe po shkruhen brockulla te tilla dhe “Albanian Free Press” po nxjerr te persekutuar ne seri. Mjafton t’u kujtoj kur nxorret te persekutuar edhe nje artist te merituar, qe ka luajtur ne filma deri diten qe mbylli syte. Kete histori ia kishte treguar e bija e artistit “gazetares se papune” Juela Mecani!
    Nje njeri, i njohur si ju, duhet te kete kujdes per ato qe shkruan.

    1. ELIOT says:

      MORE DEBILE MESO GERA TE VERTETA DHE MOS NA CAJ TRAPIN ME IDIOTIZMA … KY BURRI XHEMAL NA TREGON VETEM NJE PJESE TE KRIMEVE TE KOMUNISTAVE …ENVERI MEHMETI KADRIU TE GJITHE MUTRA ISHIN … DHE JU SDONI TA BESONI …JU I KENI JETUAR KETO VITE APO KY SHOKU …PRANDAJ MBYLLENI SQUPIN INJORANTE DHE PO SJU PELQEU E VERTETA SHKONI HANI MUT ..DHE PERSE TE MOS I BESOJME S E BEQIRI E GRADOI …APO NUK E MBAROI SHKOLLEN SHKELQUER NE RUSI … DEBILE … DHE RUSET S E CANIN BYTHEN PER ENVERIN DHE ZGJEBSAT E SHQIPERISE … BENIN CTI DONTE KARI ..KAQ I TRASHE JE MORE DERR I EGER …E LANE TE PERFUNDONTE SHKOLLEN S E KESHTU E GJUKUAN ATO .. KAQ E KOMPLIQUAR ESHTE PER SURRATIN TEND PREJ LOPE ….MERCI SHOKU XHEMAL PER KETE HISTORI TE PREKSHME DHE QE KURE SDO TA MESOJA PA DESHMITE TUAJA ..JU I HAPNI SYTE POPULLIT RINISE SONE SE C ISHTE KOMUNIZMI BOLKSHEVIKET …. DHE ME KENI TREGUAR SE BEQIR BALLUKU … NUK PASKA QENE AQ I KEQ SA C TREGONIN ZGJEBSAT KOMUNISTA ….MERCI ENCORE ….A BIENTOT ..

  3. Sazani says:

    Ç’do fjali në këtë material është një gënjeshtër , nga fillimi në fund !
    Nuk e di si duhet bërë , por , para se të botosh materiale , duhet të kesh një dëshmi nga psiqiatria . Ndryshe ?
    Ndryshe , gazetat dhe librat , siç po shohim janë malli më i qelbur në treg .
    S’mbeti debil e intrigant pa derdhur vrerin që ka grumbulluar në trurin e tij prej kretini!

  4. Alban Dega says:

    NJE PERRALLE ALA BABALE !

    Keta as te genjejne nuk dine. Gjithe kjo histori eshte qesharake e stisur keq me plot kontradikta e kundervenie ndaj vetes dhe fakteve.
    E pata durimim ta lexoja deri ne fund vetem qe ta kaloja pa ndjere udhetimin me tren…
    Mashtrues qe nuk dine te madhtrojne…
    Sikur te shkojne ne carrera deshmoreve te gjithe te aksidentet nga trafiku atehere herojte dhe Deshmoret e vertete do ngriheshin nga varret e do te shkonin ne nje planet tjeter!

  5. spartak says:

    Pullumb Kulla . Dritë o zot , mos vdeksh kurrë .
    A doni më për Behlulin ?

  6. Kellira says:

    Te futej familja jote ne listen e armiqve ty do te te kishin bere paçe dhe kukurrec.
    Keshtu funksiononte regjimi sidomos ne ushtri dhe sigurim.
    Ose ke ndihmuar edhe ti ne vrasjen e Ymerit te varfer.

  7. Aliu says:

    Albert, me vjen keq per ty jo per kete tipin nga Tragjasi qe turperon edhe te vdekurit me ato qe derdellis. I ati nje ballist i thekur, ndersa ky nje partizan i vogel qe beri karriere ne Ministrine e Mbrojtjes deri sa doli ne pension. Tani na tregon legjenda. Nje mitoman dhe mburravec. Turp per ty qe interviston mitomane te tille. Edhe me Kico Mustaqin ke bere liber, ai genjen me mas te pakten, por s’ka mase ne mburrka personale dhe ne percmimin e kolegeve Kico ministri.

  8. Vlora 9 says:

    Dua te besoj ndonje pasazh te kesaj histori por e kam te pamundur. Nje genjeshter e zeze e qepur shume keq.

    1. ELIOT says:

      PO VLORA TE KUPTOJ TI JE NGA ATO TIPA QE I BESON PERRALLAVAE TE ENVERIT … NDOSHTA PERRLALA SI U ZURA ROB 10 BALLISTA ESHTE E VERTETE PER TOI DHE DISA QE JA HOQI TRUNIN ENVER HITLERI ..JU KUPTOJ ..

  9. Babale says:

    Vekja nuk ja beri te gjate Beqir Ballukut ! Ky thote inskenuan vrasjen e xhaxhait!? E perse duhej inskenuar nje vrasje e tille? Kishte frike Vekja ta gjykonte e ta denonte drejtperdrejt ate, apo denoi pake gjate kohes qe ishte ne pushtet? A ishte disident xhaxhai i yte dhe per kete duhej hequr qafe, por meqe Vekja kishte frike ta hiqte qafe drejtperdrejt i kurdisi aksidentin!? Qenke moshe e madhe dhe si te tille po e marre ne konsiderate si lajthitje te moshes!

  10. VICTOR says:

    Meqënëse ky tipi e njihka Kadri Azbiun, a mund të na thotë ndonjë fakt se sa veta ka vrarë pa gjyq, duke përfshirë dhe xhaxhain apo dajon e këtij tipit. Mos i gjykoni njerëzit nga një mbledhje partie, ku të gjithë i ishin hedhur Kadriut për ta shqyer, dhe ai ishte i detyruar të mbante atë qëndrim që shohim në në video. Por realisht Kadriu ishte komplet tjetër njeri.

  11. e verteta e hidhur says:

    Edhe une nuk besoj ne keto qe shkruan z.Imeri.Z.Ymeri ka qene kuader i larte ushtarak gjithe jeten e tij,pedagog ne Akademine Ushtarake, edhe ne kohen e Shehut edhe ne kohen e Ballukut edhe ne kohen Hazbiut.Ndersa vellai i tij ka qene nje mjek i afte dhe eshte njeri i respektuar per gjat gjithe aktivtetit te tij.Keto jane te vertetat,te tjerat jane halucinacione te pleqerise.

  12. Deshmitar y says:

    Shpejtoni ta dridhni ske ska kohe shoke partizan.
    Urrrrrraa

  13. Tonny says:

    Kujtese e forte per nje 88 vjecar?!?!

  14. PLAKU says:

    Me kete histori ke felliqur edhe dajon edhe xhaxhain ,
    Hajde histori hajde…

  15. ALI ABDULLAI says:

    MOS JA VINI RE SE PASKA RRJEDHUR FARE I SHKRETI

  16. bujari says:

    Po pse e turperone veten ne pleqeri more derezi. Do te ndreqesh biografine duke u kthyer si i persekutuar i reghimit te kaluar? Cnevoje kishte Kadri Hazbiu ti kurdiste nje aksidente Xhaxhit tuaj? Per moshen qe ke dhe punen qe ke patur ti ,duhet ta kesh njohur mire Kadriun, pasi ai nuk ishye nga ata burra qe te vriste pas shpine. Prandaj leri gumarlleqet dhe kalo keto vite qe te kane mbetur ne qetesi dhe harmoni familjare.b

  17. Martini says:

    Eshte bere mode ky fare budallalleku.Njesoj si Rapi Mino Qemal Lame e shume te tjere qe kane patur pergjegjesi te pamerituara ne ate kohe dhe nepermjet budallalleqeve qe shkruajne paraqiten te rendesishem edhe sot.

  18. Sazan says:

    Shekspiri na ka dhënë Jagon, Dritëroi na dha Zylon ( shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo ) , Servantesi na dha Don Kishotin , pastaj njihet baroni Mjungahuzen si gënjeshtar klasik etj etj
    Mer nga një çikë nga të gjithë dhe del Xhemal Ymeri !
    Kuader i lartë i ushtrisë , thotë njeri !
    Jo more jo , s’ka komanduar asnjë kompani ushtarësh nderlidhje , merrej me telat e telefonit dhe me intriga, Saliu e bëri kolonel siç bëri edhe gjeneral- kolonelë ca të tjerë .

  19. Jep says:

    Dolen te Gjith te persekutuar. Me duket se dhe une jam I persekutuar.
    E mbaj mend sesi ne kohen e diktatures, me pa nje polic shtrembet. Mos kishin bere ndonje plan per te me eliminuar. O zot si kam shpetuar.

  20. dauti says:

    Nje mbe mbiemrin Imeri ka shkruajtur nje liber per Beqir Ndoin, zevendesminister i brendshem ne te njejten kohe me Sali Ormenin. Beqiri ka qene bashke me Saliun, nje dite para se ai te vriste veten. Mehmet Shehu e largoi nga Ministria e Brendshme. Mos je ti, Xhemal, autor i atij libri? Se edhe atje thua qe Beqirin e hoqen qe te vinte Kadriu zevendes i Mehmetit. Mehmeti dhe Kadriu nuk te hoqen nga ushtria, gje qe tregon se nuk ke qene i persekutuar. C’pune kishte Kadriu me Beqir Ndoin? PO me Sali Ormenin? Kadriu eshte bere zevendesminister i pare qe ne vitin 1949 dhe detyre kryesore kishte luften me bandat. Pas tij vinte Mihallaq Zicishti, kurse Beqiri dhe Saliu merreshin me policine.
    Njerezit si puna e ketij Xhemalit, qe kane jetuar e punuar ne pune te mira tere jeten, tani kane halle pensioni dhe sajojne historira.
    Merua i boton dhe ne ksehasemi duke i klikuar. Ja kaq eshte e gjitha.
    Enveri iu ka bere pak, nga cfare leberit, si puna jote, i kane punuar njeri tjetrit. Prandaj ai mbreteronte!

  21. babo says:

    Më vjen shumë keq o Mero, që “na ofendon” me botimin e skupidhjeve të tilla, të sherbetorëve më besnikë të komunizmit gjakatar, që tani kërkojnë “të lajnë mutin me shurrë”… Po të pyes të më përgjigjesh sinqerisht, ti i beson fjalëve të këtij plakushi, që me një këmbë në varr, do të na shitet “i përsekutuar”, me studime e grada në ish Bashkimin Sovjetik…???!!!

  22. BISHANI says:

    ELIOTA TE DHJEFSHA FRENGJISHTEN E MALOQIT SHPELLAR MERE SPESIN E PI NJE KAFE NE JAVE E HAJDE NE SHQIPERI NJE HERE NE PESE VJETE MOR MALOQ DERRI LERI HALLEXHINJTE TE TREGIJNE APO TE SHKRUAJNE DICKA SE U DUKET VETJA TE ZGJUAR SI PUNA JOTE OR DED GJON MHILL PREL BUSHKEQI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje