FIFA ka pezulluar Kombëtaren e Sierra Leones për shkak të korrupsionit të bërë nga drejtuesit kryesorë të kësaj Federate.
Ndalimi vjen pasi komisioni antikorrupsion ndaloi dy zyrtarë kryesorë të Federatës së Sierra Leones.
“Pezullimi do të hiqet pasi Federata e Sierra Leones dhe lidershipi i saj t’i konfirmojnë FIFA-s se administrata, llogaritë dhe kanalet e komunikimit janë nën kontrollin e tyre edhe një herë”, tha FIFA në një komunikatë.
Nëse pezullimi i vendosur nga FIFA nuk do të hiqet para datës 11 tetor, atëherë ndeshjet kualifikuese të Sierra Leones për Kupën e Kombeve të Afrikës 2019 në Gana do të anulohen.
Sierra Leone është një nga katër skuadrat me tre pikë në Grupin F, i cili gjithashtu përfshin Etiopinë dhe Kenia.
Komisioni antikorrupsion thotë se, sipas ligjit të Sierra Leone, presidenti i Federatës, Isha Johansen dhe sekretari i përgjithshëm Christopher Kamara, duhet të largohet nga postet që mbajnë deri sa të përfundojë çështja e tyre lidhur me akuzat e korrupsionit, shkruan BBC.
Të dy drejtuesit e Federatës së Sierra Leones Johansen dhe Kamara i kanë mohuar këto akuza. (TemA)