Frikë nga sulmi i tifozave, Guardiola: Liverpool është përgjegjës për sigurinë!

5 Tetor 2018, 18:31Sport TEMA

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se nuk duhet të ketë nevojë për policinë për të mbrojtur autobusin e tyre për rikthimin e tyre të parë në këtë sezon në Anfield që nga përballja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Në atë ndeshje, autobusi i skuadrës së Manchester Cityt u sulmua nga tifozët vendas pas mbëritjes në stadium në humbjen 3-0.

“Është diçka për Liverpulin, jo për mua,” tha Guardiola kur u pyet për një përsëritje të mundshme të të njëjtës ngjarje për të duelin e së dielës kundër “The Reds”.

“Mënyra më e mirë për të mbrojtur autobusin është që tifozët e Liverpoolit të hyjnë në stadium”, shtoi Guardiola

Klubi i Cityt po planifikon të përdorë një rrugë tjetër këtë herë dhe thuhet se ka pajisur autobusin e tyre me 15 kamera të drejtuara nga jashtë për të kapur çdo sjellje agresive, shkruan BBC.

Traineri Manuel Estiarte filmoi sulmin e tifozave në Anfield në muajin prill, duke postuar pamjet e plota që goditnin autobusin e Manchester Cityt. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje