Në përfundimt të ndeshjes kundër Lazio për “Europa League”, Lucas Torro shpërthye në lot.
Jo lot gëzimi për mesfushorin e Eintracht, por për një dhimbje të rëndë familjar që e goditi atë.
Pavarësisht nga humbja e vëllait të tij 27-vjeçar, spanjolli vendosi të ishte në fushën e lojës kundër bardhekaltërve.
“E pyeta nëse ndihej mirë dhe e lashë në dorën e tij të zgjedh”, ishin fjalët e teknikut Adi Hütter .
Kur dëgjoi për vdekjen e vëllait të tij para fillimit të ndeshjes, Torro bisedoi me trajnerin dhe fshehu lajmin nga shokët e tij, të cilët ishin informuar vetëm në fund të ndeshjes së Lazios.
Adi Hütter , në post-ndeshje, shpjegoi: “Lucas më tregoni para ndeshjes për hidhërimin e tij, por ai donte të luante me çdo kusht, jemi pranë tij, trishtimi ynë është i madh dhe gëzimi i fitores është i errët. ”
Eintracht Frankfurt triumfoi në duelin e mbrëmshëm kundër Lazios me rezultatin e 4-1 dhe Lucas Torro bëri një performancë mjaft të mirë. (TemA)