Kukësi-Partizani do të jetë super sfida e javës së tetë të Kategorisë Superiore, e cila do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e hënë.
Një duel ku pritet me mjaft interes pasi përballen dy ekipe që luftojnë për të fituar titullin kampion.
Edhe pse do të luhet në një orar jo të përshtatshëm 13:45 ku shumica e tifozave nuk kanë mundësinë e duhur – edhe ata që do të jenë do të detyrohen që të pagujnë çmime të kripuara.
Klubi i Kukësit që është organizator i ndeshjes ka vendosur që për këtë takim çmimet e biletave të jenë më të larta në krahasim me ndeshjet e tjera.
Në tribunën VIP një biletë kushton 1500 lekë të reja, ndërsa në Tribunat A dhe B kushton 1000 lekë të reja.
Ndërkohë, në tribunat D-E-F, C1-C2 dhe G1-G2-G3 të gjitha kushtojnë
500 lekë të reja.
Njofimi i plotë i klubit të Kukësit.
Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e javës së tetë të Kategorise Superiore ndaj Partizanit se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen , që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, më datë 08.10.2018, ora 13:45.
?- Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.
?- Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07:00, deri në 22:00.
?- Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.
?- Pika në Elbasan, biletaria e stadiumit “Elbasan Arena”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.
Çmimet e biletave:
?- Në tribunën VIP kushton 1500 lekë të reja
?- Tribuna A dhe B kushton 1000 lekë të reja
?- Tribuna D-E-F
Tribuna C1-C2
Tribuna G1-G2-G3 të gjitha kushtojnë
500 lekë të reja.
(TemA)
Avash o avash se na habitet!
Kur lexova titullin thashe do kene vendosur cmime minimumi 30 €