Ryan Giggs ka paralajmëruar Manchester United të mos e shkarkojë trajnerin Jose Mourinho.
Posti i trajnerit portugez është në rrezik pas një ecurie të dobët në kampionat dhe Champions League.
Ish-ylli i United Giggs insiston se bordi duhet të tregohet i duruar dhe të mos e shkarkojë Mourinho-n.
“Aktualisht po kalojmë një moment të vështirë por nëse do të ndryshonim trajner do të ishim në të njëjtën situatë pas një viti,” shprehet trajneri i Uellsit.
“Besoj se ai duhet të qëndrojë dhe mendoj se problemet e kohëve të fundit kanë të bëjnë me planet e së ardhmes.”
United do të ndeshet me Newcastle ditën e diel përpara se lojtarët të largohen drejt përfaqësueseve të tyre.