Akuzat për përdhunim, Ronaldo nuk grumbullohet me Portugalinë për ndeshjet e këtij muaji

4 Tetor 2018, 16:00Sport TEMA

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk do të jetë pjesë e listës së Kombetares së Portugalisë për ndeshjet e këtij muaji kundër Polonisë dhe Skoci.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester United nuk ishte pjesë e përfaqesues së Portugalisë as në ndeshjet e muajit shtator.

Të mërkurën, 33-vjeçari mohoi pretendimet se ai përdhunoi Kathryn Mayorga në vitin 2009 në Las Vegas.

Ronaldo tha se ishte i qetë për “çdo hetim”, pasi ai kishte një “ndërgjegje” të qartë rreth pretendimit.

Kapiteni portugez humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Juventusit kundër Young Boys të martën për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen me Valencian.

Ronaldo, i cili u bashkua me Juventusin për 99.2 milionë paund në korrik, ka shënuar 85 gola në 154 ndeshje për Kombëtaren e dhe ka fituar Euro 2016.

“Në të ardhmen, asgjë nuk e pengon Cristianon të japë kontributin e tij në ekipin kombëtar,” tha trajneri i Portugalisë, Fernando Santos.

Në shtator, Santos tha se Ronaldo nuk u grumbullua për ndeshjet  kundër Kroacisë dhe Italisë, sepse lojtari kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur me lëvizjen e tij nga Real Madridi, shkruan BBC.

Portugalia luan kundër Polonisë në Ligën e Kombeve të Ligës së Kombeve më 11 tetor, dhe më pas kundër Skocisë në një ndeshke miqësore më 14 tetor. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje