“Si kaluat mirë? Më jepni një biletë për ndeshjen Kukësi-Partizani?”… “Në cilin sektor të Elbasan Arenës e doni zotëri?”… “Në tribunën qendrore”. Merr biletën në dorë dhe sheh orarin e ndeshjes… Takimi starton në 13:45. Mundohem të shoh dhe njëherë me kujdes, mos më kanë bërë sytë. Jo, jo! Qenka vërtet në 13:45 supersfida.
Luhet në Elbasan, luhet ditë të hëne dhe në një orar ku shumica e njerëzve jo vetëm nuk kanë mundësi të shkojnë në stadium, por as të lirohen nga puna për ta ndjekur në tv. Nuk e dimë se çfarë problemi ka me stadiumin kombëtar. Nuk e dimë dhe as cilat janë kushtet që çojnë federatën në këtë orar të pazakontë, por një gjë mund të themi: ky është një skandal! Po, po, skandal me “S” të madhe. Duam të ndjekim modelin e huaj, me të famshmen “Monday Night”, pra e “Hëna në Mbrëmje”, por gabojmë totalisht.
Klubet e futbollit heshtin. E bëjnë sistematikisht. A thua se i kanë shumë borxh institucionit dhe nuk mund të bëjnë gojën e madhe. Dhe, në fund, arkëtimi i biletave është si fitimi ditor i atij që shet fara të zeza dhe ujë jashtë stadiumit, në mënyrë figurative.
Duam tifozët, por kujdesemi si t’i largojmë më shumë se sa t’i afrojmë. E drejta televizive dhe monopolizimi janë më pas një oqean ku nuk duam të notojmë, jo sepse nuk e dimë si funksionon “lodra”, por sepse do të ishte e kotë të merremi. Një plumb i lëshuar në një shkretëtirë.
Pra, Kukësi-Partizani, supersfida e javës së 8-të, do të luhet në Elbasan në orën 13:45 sipas komunikimit zyrtar të FSHF. Një ditë e bukur, e hëna, sidomos për berberët që, nëse nuk kanë ndryshuar zakonet e hershme, do të kenë mundësi ta ndjekin… Ata, për fat, janë pushim dhe mund t’ia dedikojnë ditën futbollit. Nëse duan, sigurisht./telesport/
Kam marre pushim te henen qe te shkoj ne Elbasan ( banoj ne Tirane) si tifoz historik i Partizonit.Besoj dhe disa te tjere si une.Po sa tifoze nga 2 ekipet mund te shkojme ne Elbasan per nje super ndeshje ku perveçese luhet te henen ,e vendosin ne nje orar absurd …… 13.45 .Te ishte te themi 18.45 do kishte mundesi qe qindra vete te shkonin ne Elbasan se orari do ishte me i pershtatshem.
Problemi eshte qe nuk kemi vetem federate legene por kemi dhe kanale televize legene.E pastaj SuperSporti kerkon etike.A ju qifsha etiken o SuperSport bashke me Federaten.