Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka marrë mbështetjen e bordit drejtues të klubit për ta rikthyer situatën në normalitet.
“Djajtë e kuq” do të përballen sot në 17:30 kundër Newcastle në Old Trafford – ku do të synojnë për të marrë tre pikët pas pesë ndeshjeve pa fitore.
Disfata e pësuar javën e kaluar kundër West Hamit me shifrat 3-1 lëkundi së tepërmi pozitat e trajnerit portugez pasi një nisje e tillë e kampionatit për Mancehster United nuk kishte ndodhur prej 29 vitesh, shkruan BBC
Megjithatë, bordi drejtues i Manchester United ka vendosur të mos e shkarkojë “Special One” duke besuar tek ai për rikthimin e rezultateve pozitive.
Pas duelit me Newcastle këtë të shtunën, United përballet me Chelsea në Premier Ligë, Juventus në Ligën e Kampionëve dhe në derbi kundër Manchester City.
Manchester United aktualisht renditet në vendin e dhjetë me 10-pikë në renditje pas shtatë javesh. (TemA)