Katër (krizat e dala nga Blloku)

6 Tetor 2018, 17:05Blog TEMA

Nga Endri Tafani

Ngjarja e rëndë tek ish-blloku është një pasqyrë e qartë e problemeve të rënda në Shqipëri.

1.Strukturat e rendit

Është shumë e qartë që policia shqiptare është inekzistente në luftën ndaj krimit. Që persona ne kërkim, bredhin të armatosur në zemër të Tiranës, vetëm 100 m nga institucione të rëndësisë të veçantë si Kryeministria, selia e Kuvendit dhe më keq akoma, 150m afër një mbledhje të nivelit të lartë europian ku kishte me qindra policë të angazhuar rrethe rrotull, është e pafalshme.

Dhe nuk është hera e parë që ndodh, pasi janë me dhjetëra rastet kur persona në kërkim nga policia, vriten në mes të qytetit nga bandat rivale mu nën hundën e policisë.

Sot për një kriminel s’ndryshon asgjë fakti nëse është në kërkim apo jo nga policia. Praktikisht është e njëjta gjë, askush s’të kërkon. Bile kjo puna e shpalljes në kërkim nga policia mesa duket thjesht rrit vlerën e tij si kriminel në treg. Problemi është akoma më i rëndë nëse marrim parasysh faktin që dy nga pjesëmarrësit në ngjarje kanë qenë persona të përfshirë në forcat e rendit dhe forcat e armatosura.

Kjo të frikëson me tepër, pasi seriozisht vihet në dyshim dhe materiali njerëzor që rekrutohet per këto struktura. Janë policë me ideale apo kriminelë me pushtetin e ligjit në pritje të okazionit për të përfituar.

2.Strukturat e drejtësisë

Njëri nga të plagosurit është dënuar me një vit burg për pjesëmarrje në vrasje. Të filmuar në video! S’ka asnjë justifikim për një dënim aq të ulët. Gjykata skandaloze. Por dhe Prokuroria nuk ngelet pas.

Janë plot kriminelë që kanë vënë pasurinë me veprime kriminale dhe e pastrojnë nëpër biznese. Jemi vend i vogël. Të gjithë e njohim njëri- tjetrin.

Përveç prokurorisë. Ajo jeton në një botë paralele ku nuk ekziston asnjë provë e madje asnjë dyshim ndaj tipave të tillë.

3.Struktura ekonomike

Blloku është një vend ku demonstrohet pasuria dhe fuqia ekonomike e individëve. Midis atyre që qarkullojnë me X6, Porsche etj sa janë inxhinierë, fizikante, kimistë, IT, mjekë, financiere, juristë, artistë, etj të diplomuar shkëlqyeshëm, të punësuar në biznese të profesionit që kanë shumë fitimprurëse, apo që mund të kenë ngritur vetë bizneset e tyre?

Mos u lodhni se nuk keni për të gjetur ndonjë. Pasuria në Shqipëri është përqendruar në duart e njerëzve që kryejnë veprimtari antiligjore. Duke filluar nga ata që e kanë vënë me prostitucion, drogë, shantazhe e duke vazhduar dhe me ato biznese “ndërtimi” që korruptojnë politikanë për leje ndërtimi në qendër apo koncesione PPP.

Struktura ekonomike e Shqipërisë është e kriminalizuar deri në palcë. I vetmi produkt që kemi për tregun ndërkombëtar është droga. Asnjë biznes shqiptar nuk ka një produkt të vetin që mund të çajë në tregun e jashtëm sepse produkti i tyre është pasojë e një vjedhjeje apo korruptimi, dhe jo i bazuar në logjikën ekonomike.

Dhe të gjitha këto më sipër na çojnë tek kriza e katërt.

4.Kriza morale

Në Shqipëri duhet të bësh një krim nëse do të bëhesh i pasur, apo qoftë dhe nëse do të jetosh mirë. Një fëmijë sot në shkollë shikon të gjithë këta tipa që sillen vërdallë dhe e demonstrojnë sheshit pasurinë e tyre. Pa frikë. Askush nuk u bie në qafë përkundrazi, nderohen.

Rrinë me ministra, deputetë, njerëz të famshëm. Atyre dhe mënyrës së jetesës së tyre u dedikohen këngë, emisione në TV, artikuj në gazeta, revista, etj. Ndërkohë nga krahu tjetër fëmijët shohin ata njerëz që mësojnë në shkollë, dalin shkëlqyeshëm, sillen mirë, nuk vjedhin dhe rezultati?

Në shumicën e rasteve të ardhura sa për të mbajtur frymën gjallë. Dhe një pjesë e mirë e fëmijëve e bëjnë zgjedhjen e tyre. Të ndikuar nga sistemi. Të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen e bllokut skane patur eksperiencë edukimi në komunizëm por janë brez i demokracisë. Ka ca që thonë le të vriten me njeri tjetrin. Një kriminel me pak. S’më vjen mirë për këtë.

Sot më mijera të rinj shqiptarë do ishin gjallë, shumë më tepër me dhjetëra mijë të tjerë nuk do ishin të burgosur në burgjet e gjithë botës nëse sistemin do e kishim ndërtuar ndryshe. Dhe jo vetëm këta por dhe të tjerët që nuk kanë bere atë zgjedhje, do ishin më mirë nëse sistemi do ishte ndryshe.

Dhe bashkë me ta dhe prindërit e tyre dhe gjithë shoqëria. Kjo është sfida e të ardhmes nëse duam të funksionojmë akoma si shoqëri, shtet, komb.

21 komente në “Katër (krizat e dala nga Blloku)”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    5. Kriza e identitetit. Shqipetaret nuk duan te jene me shqipetare, te jetojne ne Shqiperi, te ndertojne ne Shqiperi, te lindin ne Shqiperi, e madje as te vdesin ne Shqiperi. Kjo nuk eshte vetem per faktin e 4 faktoreve qe ka renditur autorit, te cilet qe te gjithe qendroje, por edhe per arsye, qe jemi komb siperfaqesor, me komplekse dhe pa identitet. Nese do ta doni me shume vendin, 28 vjet nuk do e shkaterronim ate me pasivitetin tone, dhe duke mbajtur ne koke njerez te korruptuar e antishqipetare.

    1. Be yourself says:

      Jam shume dakord me ty. Jam nene e re 30 vjeçare dhe kur them qe dua te jetoj e te ndertoj te atdhmen time ketu, vetem sy te pataksur me shoqerojne, sikur kam bere ndonje blasfemi. Si eshte e mundur qe ka kaq shume urrejtje per vendin tend?. Ne çdl vend te botes ka probleme. A do behemi ndonjehere?

      1. Illyria-Shqiperia says:

        E drejte. Un gjithmone u them, qe ne cdo vend ka probleme, cdo vend ka te mirat dhe te keqijat e tij, por ata te huajt e duan vendin e tyre, shtepine e tyre, token e tyre. Dikush do te thote, e duan, se jetojne mire. Jo, nuk eshte per kete arsye, por sepse ata e dine kush Jane, nga vijne, dhe ne fund te fundit qe jeta e tyre varet nga cfare bejne ata, Jo ku jetojne ata. Ndryshimi fillon nga vetja, Jo nga arratisja.

  2. MAJAKOVSKI says:

    Blloku eshte vend I shenjte. Aty pushonte burri me madh I kombit Enver Hoxha. Aty do thyejne koken te gjithe kriminelet qe Enveri iu gjen te vendin tek minierat pa te drejte amnistie

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Hajde postulat, hajde.

    2. Anarko-Sindikalisti says:

      Hajde postulat, hajde. Kjo thenie duhet gdhendur ne çdo hyrje per ne Bllok.

  3. olimpia says:

    Endri ..deri diku ke te drejte.Brezi qe u edukua ne komunizem,pjesa me aktive,te hedhur ne rruge nga banditi Berisha qe shkaterroi ekonomine,iku ne emigracion,dhe nga hici ndertoi nje jete te ndereshme dhe te sukseseshme me sakrifica te tmerreshme.Askush nuk pyeti per profesionin dhe diplomat ,por ulen koken dhe realizuan mbijetesen e familjeve te tyre,por i dhane frymemarrje edhe ringritje se ekonomise shqiptare te cuar ne nibvelin zero.
    Brezi i ri i sotem nje pjese e mire eshte rritur ne nje epoke te cmendur,pa moral,pa kulture dhe arsim formues.Krimi ,droga ,korrupsioni ,degjenerimi i zinxhirit te shtetit qe nga ai legjislativ,egzekutiv,drejtesise,arsimit ,shendetesise,forcave te armatosura,medias krijuan klimen ideale per rritjen e nje brezi te ri bosh,pa ideale ,agresiv ,harbut.Edhe pjesa e shendoshe qe nuk do te beje jete kriminale eshte nen presionin e tmerreshem te ambientit te infektuar shoqeror dhe te partise anarkofashiste te Berishes.

  4. like says:

    gazetar dallkauk, me nje qeveri dhe opozite pak me ulet dhe per nje popull pak me keq.

  5. KOmentuesi says:

    Pjeserisht jame dakord me shkrimin.Por nuk mund te pranoi ku kritikohet rende policia e shtetit.Perkundrazi,policia e shtetit,qe edhe ata jane bij nenash,dhe vene jeten ne rrezik perballen me krininelet me te rrezikshem.Sa polic jane vrare nga dora e zeze e krimit,te iniciuar nga kryebanditi Sali Berisha? Shume.Punonjesit e policise duhet te ndrohen e te respektohen se jane ne ate pune te rende,madje shume te rende,per neve,per femijet tane,per familjet tona,qe te jetojnm pafrike.Mos kujtoni se eshte pune e lehte.Edhe krimi ka pushtetin e vete me ligjet e xhungles,dhe del kundra ligjeve te shtetit.Organizatat kriminale bejne planet e tyre,dhe nuk i vete mendja asnjeriu,se ç’fare do beje dhe kur do ta beje.Ai nuk te lajmeron,por te befason.Pra edhe njehere, puna e policise eshte e veshtire,dhe e ka te domosdoshme mbeshtetjen e popullit.Pa te flasesh kodra pas bregut,kundra policise flet kollaj pa u menduar,por ama nuk eshte aspak e drejte.

  6. Mikel says:

    Shefat e rendit i vendosin ne detyre keta tipat qe vriten te blloku prandaj bredhin te lire e te armatosur edhe pse te shpallur ne kerkim.Nuk degjuam qe drejtori i pergjithshem te shkundte policine sot,as ministrin e brendshem te gjemonte as ne radio as ne televizion.Si duket per ta gjendja eshte brenda normales.

  7. NUDISTI TIMONIER says:

    A E GJENI DOT:
    Cilet jane per mua VIPAT ?
    Cilet jane per mua RRIPAT ?

  8. katarakti says:

    Sa me vend shkrimi, po aq te goditura edhe 3 komentet e para. Nuk ke çfare te shtosh.

  9. Dibrani says:

    Shtet ‘’ V.K “

    1 i vrare dhe 2 te plagosur per byth te Elvanes dhe ajo pak para kirimit ishte larguar.

    Te gjith thojne ajo ishte molla e sherrit,..por mund te ket me shum

    Sot degjojme Elvana ka braktisur Shqiperin .

    Ne ca vendi te botes keni degjuar,..qe personi qe kaqen molla e sherrit te lihet te kaloj kufirin ,..pa u mbyll investigimi…

    Ne Europe dhe ne USA nuk i ke shancet te lesh vendin pa u sqaruar kjo vrasje

    When this stupid country,..gone behave like normal ????

  10. Biho says:

    Kriza 5; ESHT MUSH ME KURVA

  11. Borina Voko says:

    Me fal, I Dashur Enri Tafani qe s’te kam lexuar me pare, por i ke rene pikes.

    Kam me shume se 12 vjet qe jam larguar nga shqiperia, por kam me shume se 3 vjete qe shqiperine se kam shkelur me kembe, pasi jam betuar mos te harxhoj me parat e mia per te prer biletat e avionit edhe te udhetoj per nje vend qe ska vlere ne axhenden time.

    Se fundmi, kam me shume se nje jave dhe futem online lexojo keto gazetat shqipertare, lexoj vetem ‘bullshits’*.

    Me Fal, qe s’te kisha lexuar Endri Tafani.

    *bullshits – dengla, gjepura, ndyresira

  12. Eri says:

    Vertete…Ajo goca eshte person i informuar per ngjarjen.Ajo nuk duhej lejuar kurrsesi te largohej.Po edhe ushtaraku i ndershem i implikuar ne ngjarje pa vullnetin e tij nuk dorezohet ne polici sepse nuk ka besim te organet shteterore sepse jane te komanduara nga mafia.Edi Rama nuk ndertoi institucione ligjore dhe te pavarura,por vazhdoi ne gjurmet e idhullit te tij Berisha.

  13. Palpithnoka says:

    jete kurvash e putanash

  14. Juve says:

    Kriza 6 : Geto albania , vend per prova kimiko biologjiko socjologjiko , o sa mir me qen rrumpall

  15. abu bakr al-baghdadi says:

    Shkruar shume sakte dhe me koherence mendimi.Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje