Raiola: Ibrahimoviç në Milano? Jemi të gatshëm të bisedojmë

6 Tetor 2018, 13:45Sport TEMA

Në ditët e fundit është folur për mundësinë e ardhjes së Zlatan Ibrahimoviç në Milano . 

Në një prononcim për Rai Sport, agjenti i tij Mino Raiola theksoi se për momentin nuk ka asgjë konkrete mes klubeve, por la të hapur mundësinë e bisedimeve.

Për momentin nuk ka biseda mes klubeve, por ne jemi të gatshëm të flasim. Mes Ibrahimoviç dhe Leonardos ka një respekt të madh.

Zlatan ka kaluar momente të bukura në Milano dhe në Milano ai la një pjesë të zemrës së tij”, deklaroi Mino Raiola.

Ai foli dhe për dy lojtarët e tjerë që ka në menaxhim, Pol Pogbanë dhe Mario Balotelin.

POGBA –“Unë preferoj të mos flas për këtë. Është një moment shumë delikat siç e dimë të gjithë, por Manchester United ishte shumë i qartë me të gjithë: Pogba nuk është në shitje “. 

BALOTELLI – “Në janar nuk do të largohet nga Nice. Do të shohim në fund të sezonit”.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje