Pep, Sarri dhe Klopp, simbolet e një kampionati të ekuilibruar

8 Tetor 2018, 14:37Sport TEMA

Gjashtëdhjetë pikë të ndara në mënyrë të barabartë pas 8 javësh në Premier League, bashkëkryesim, asnjë humbje dhe 3 stile të ndryshme të të luajturit, por njësoj të efektive.

Lufta për titullin do të jetë midis Manchester City-t, Chelsea-s dhe Liverpool-it, ku në këto ekipe duket dora e trajnerëve Guardiola, Sarri dhe Klopp.

Të tre trajnerët me punë e bërë janë ata që ofrojnë futbollin më të mirë në futbollin evropian në këtë sezon. Por nuk duhet anashkaluar as Arsenali dhe Tottenham-i.

Trajneri i bluve të Londrës, Sarri i ka bërë për vetë tifozët me vetëm kaq pak kohë në stol. Ndërkohë që barazimi në shtëpi ndaj Liverpool-it e ka kënaqur katalanasin, i cili gjithnjë ndaj skuadrave të gjermanit ka hequr shumë.

Pro edhe ky i fundit i gëzohet pikës së marrë në “Etihad Stadium”, e ardhur edhe di pasojë e gabimit të Mahrez-it, nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Sarri po rizbulon kënaqësinë e kontrollit dhe qarkullimit të topit, diçka që te Napoli i tij bëhej më shkurt. Pep kërkon nga “qytetarët” më shumë cinizëm, ndërsa Klopp është përqendruar te karikimi i ekipit dhe te gjendja fizike e kundërsulmet. Hë për hë në Premier League nuk ka një të bukur e një të shëmtuar, një të mriz dhe një të keq: Pas 8 javësh të luajtura klasifikimi e thotë këtë.

Këto tri skuadra do të luftojnë deri në fund për titullin. Por duet parë se çfarë e ardhmja dot ë rezervojë. Pasi “Topçinjtë” e Unai Emery-së dhe “Spurs” të Mauricio Pochettino-s mund ta shtojnë ritmin dhe të kthehen në rivalë seriozë. Arsenali nga java në javë po e merr veten dhe po tregon siguri, kurse Tottenham-i ka çaluar në Champions. Sa i përket United-it të Jose Mourinho-s, këtu kemi të bëjmë me një rast të veçuar. Gjithsesi mungojnë edhe 7 muaj deri në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje