VIDEO/ Rama rrëfen bisedën e fshehtë me Bashën: Më kërkoi pushtetin në tavolinë, njëherë ti njëherë unë

8 Tetor 2018, 10:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka treguar një fragment nga kontakti që ka pasur me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Sipas shefit të qeverisë, Basha i ka kërkuar dakortësinë për marrjen e pushtetit në tavolinë duke anashkaluar procesin zgjedhor.

Duke folur lidhur me akuzat e opozitës, Rama tha se Basha kërkon prej tij që t’i lëshojë karrigen, por kjo është e patolerueshme.

“Ma ka thënë vetë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë, njëherë ti, njëherë unë,

Eshtë e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot.

Mund t’i jap gjysmën e zemrës, po këtë nuk ia jap dot.

Pushteti nuk është i imi, është i atyre që kanë votën.

Edhe po të luten nga veriu në jug, se Taulanti nuk del dot, se do presë sa Klajda të shohë filmimet, ne na marrin me gurë, po Lulit pushtetin nuk ia japim.

Ndaj Lulzim, Monika e opozita sot janë i mbyturi që bërtet.

Monika i hap më shpjet sytë, i mbyll më vonë, Luli e kundërta.

I mbyturi të thotë do të mbys. Të pafytyrë e të pabesë deri në fund”, tha Rama.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur kryesisht mbi akuzat dhe sulmet e pavend ndaj qeverisë, nga opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, edhe pse siç theksoi ai, të dhënat mbi numrin e vrasjeve janë ulur deri në përgjysmim, apo është pesëfishuar sekuestrimi i pasurive të atyre që kanë lidhje me krimin.

Duke u ndalur në rastet e shumta të denoncuara nga opozita, të cilat kryeministri Rama i ka quajtur si produkte të “Kinostudios Luli shpk”, ai ka theksuar se sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë apo individëve të veçantë të partisë në pushtet janë të pabaza.

“Në dritaret e SHQUP-it flitet vetëm për drogën dhe krimin, ndërsa tani kanë shtuar rëndshëm edhe shpifjet. Akuzat ndaj ministrit Xhafaj apo ajo ndaj kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, janë monstruoze.

Sa i përket rastit Babale 1, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë.

Vëllai i ministrit në atë përgjim është veçse një aktor mjeran i paguar.

Zullimi është edhe më i trashë sesa kaq, sepse Babale 1 nuk ra nga qielli. Megjithëse lojës po i vjen fundi, ka ende pjesë të pazbuluara nga Babale 1.

Edhe rasti Babale 2, ai me Xhisiela Malokun do të rezultojë sërish një përpjekje e dështuar e opozitës.

Mbrëmë, asaj vajze i është hedhur lëndë plasëse në oborrin e banesës së të afërmve. Ajo vajzë u dhunua publikisht për ditë të tëra, ndaj i bëj thirrje Prokurorisë ta zbardhë deri në fund”, tha ndër të tjera Rama.

Sa i përket përfshirjes së Ballës në rastin e Xhisielës, Rama ka thënë se nëse ai rezulton të gjendet në ndonjë filmim, atëherë le të arrestohet.

Përveç rasteve të fundit, Rama i është kthyer edhe çështjes së Saimir Tahirit, për të cilin tha se e ka përjashtuar nga jeta politike, derisa drejtësia të japë vendimin përfundimtar.

E duke dashur të bëjë dallimin e qeverisë së sotme dhe asaj të mëparshme sa i përket reagimit ndaj denoncimeve, ai tha se sot djali i një deputeti është në burg, ndërsa vëllai i ministrit Xhafaj po vuan një dënim në Itali.

Rama pati edhe një akuzë për opozitën.

“Sharlatanët e kanë katandisur Partinë Demokratike në një punishte që fabrikon shpifje, duke thirrur me lekë llumin”, është shprehur ai.

Në mbyllje, ai theksoi se lufta me krimin do të pëshkallëzohet, pasi forca e ligjit nuk do të ndalet para askujt.

(TemA)

18 komente në “VIDEO/ Rama rrëfen bisedën e fshehtë me Bashën: Më kërkoi pushtetin në tavolinë, njëherë ti njëherë unë”

  1. Lul balerina says:

    Sipas kenges “n ato maja rrypa rrypa.njiher………”

  2. Tirana says:

    Jeni super mashtruesa. Tituj qe nuk perkojne me permbajtjen. Gazetare mjerane te etur per klikime

  3. the punisher says:

    Ama kjo ishte “bomba” qe kishe per Lulin te henen ?! Sa vjen dhe me qesharak se Luli po behesh o njish, o gjigand….

  4. Kris 1 says:

    Nuk ja mbylle dot gojen Bashes me gjithe ato miliona qe i fale por ai kerkon gjithe tepsine.Mos u merr me me edepseze dhe mosmirenjohes qe duan te jene gjithmone me turri ne tepsi.Qente le te lehin tepsine mos e lesho

    1. Kris 2 says:

      Bravo kris1! Ti je simboli vertete i rilindiotit te dobishem!

  5. Klea says:

    Ha ha ha po kjo dihej more legena. Njeri me pederast se tjetri jeni. Te dy bashke jeni prap vetem se ndrrimi i oushtetit ne tavoline ju intereson te dyve.
    Dhe se fundmi ju qifsha grate te dyve. Kurva burra.

    1. palla says:

      Kryeministri yne asht i bekum i zotit. Te tan njerzit e nershem, njerzit qe kerojne te majren e popullit shqiptare duhet me e dasht dhr me e mshtet zotin E. Rama. Posht hajnat dhe te klonumit e sal tam sheqere birishes dhd ilir florinit.

  6. Rrotaxoni says:

    HAHAHAAAA.
    RROTACIONI.
    Kjo dihet qe do ndodhe. Ripjsllsit te pregatiten per Tete vjet ne stol.
    Veliaj do ta mbaj dhe kater vjet se vdes per nje cik pushtet, pastaj hypen ne qeverri gomari Basha bedeli I sali plakut.
    Hahahahaaaaaa.
    Rrotaxoni

  7. Tritoli.-Berishes says:

    Edi Rama: Nje Gje E KENI MARRE ME SHUME “URYSHE” kete Punen..si ti dhe si Lulic Bashovici…???
    1-Ne Shqiperi nuk ka ASNJE te denuar per Korrupsjon..por vetem njerez Fukarenje….
    2-Ju Dhame Voten per te bere Shtet..dhe jo Pushte Dual(Basha-Rama)….kjo lloj Formule u be Realitet nga Berisha-Nano…
    Do tju kthehemi ne Mileti…DHE DO TJA MBATHNI NGA SHQIPERIA, si duket…te dy…lol

  8. Ptuuuu,,,, says:

    PO E KA MESUAR SALI GERDALLA,SE FATOS NANO ASHTU JA FALI PUSHTETIN NE TAVOLINE,,,,,PO KETA TE PD, DI ISHIN ZHDUKUR SÌ PARTI, ,, TE FALENDEROJNE BIXHOZXHIUN NANO,,,SE KETA KUR NUK DO VININ NE PISHTET,,,,

  9. pal pidh noka says:

    ..se mamaja e Bashes ne rini kendonte” ne ato maja rripa rripa dy here ma hipe dhe nje here s’ta hipa .

  10. turi says:

    pd beri autogol me babalen

  11. mirel says:

    Si more dashka pushtetin Luli? Nga more na doli ky pretendent per pushtetin pa vote?
    Nga doli kjo lloj teorie tronditese qe Luli dashka pushtet?
    Ne thame se vinte rrotull vetem per ndonje 10 milioneshe?
    Po ky dashka PPPte, dashka koncesionet.
    Ne asnje menyre mos ti marri Luli.
    Ti mbaje PSja. Si more dalka tjetri papritur dhe kerkon pushtetin ne tavoline.
    Pushtetin e Ramutit? Ku eshte pare e degjuar te leshosh karrigen.
    Me pak fjale kjo eshte estrada:
    Ramuti na ngre nje lloj drame qe kujton se asnje nuk e di- qe Basha e Berisha duan prape pushtetin.
    Ndoshta nuk e kish kuptuar Ramuti deri me sot.
    Ndoshta kish menduar se me pagese mund te mbante varur opoziten qe kjo te mos kerkoje pushtetin.
    Por harron Ramiu se kete teater kemi 27 vhet qe e shohim.
    Njehere Berisha, njehere Ramiu..
    Ke do te trembi Ramiu me kete deklarate?.
    Nanon? Se ai iku me vrap kur Berisha angazhonte bandat e armatosura per te marre pushtetin.
    Si more na the nje gje qe as e kishim menduar ndonjehere?
    Qe lukunia e perbindeshave beka lufte per pushtet.

  12. Frpd.. Kujdes says:

    Ne disa gazeta online, duket qart se jan hedh ne sulm disa nga frpd. Bejn komente ca si te inatosur e disa sikur po ndryshojn mendim per keq per qeverin. Duan te krijojn klim sikur njerzit po ndryshojn mendim. Te shohim nese do ja dalin.

  13. Dori says:

    Opozita eshte marre peng nga hajdutet e Rruges se Kombit, vresesit te Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe tradhtaret e Atdheut me shitjen e Detit JOn. Per kete arsye Prokuroria e Shtetit duhet te hape sa me pare keto tri ceshtje, te kerkoje llogari deri ne fund. Nga ana tjeter, drejtuesit e shtetit shqiptar duhet te forcojne shtetin ligjor me lirimin e Bashkive nga detyrat e shtetit ligjor dhe te merren me profilin e tyre. Te ngrihen urgjentisht pushteti aktiv real i Prefekteve dhe Nenprefekteve, te Gjykatave, Prokuroreve dhe Komisareve (ish-Te plotfuqishmeve te Lagjeve, SHBA :Sherifeve) ne te gjitha bashkite dhe te hiqet emertimi minibashki ne Tirane, ku ato kane rreth 80-100 mije banore. Nje dite ne Tirane m’u desh nje dokument martese nga Gjendja Civile. Shkova tek minibashkia 7. Punonjeset me thane se kemi urdher qe te mos leshojme certifikata; shko tek Bashkia e Madhe. Atje me thane qe eja neser sa ta verifikojme. Nuk e gjeten emrin. Shkova te MPB dhe vetem ata ma gjeten emrin. Pyetja e pare: Cfare pune kane Gjendjet Civile tek minibashkite , kur ato jane organe te MPB? Pra duhet te ngrihen Nenprefekturat ku te permblidhen te gjitha organet shteterore lokale si Gjykata, Prokuroria, Policia, Gjendja Civile etj.? Kur mungojne keto, pengmarresit e Opozites, te ciles i eshte dhene e drejtsa te flase ne parlament dhe media, kerkojne pushtet : nje here ti, nje here une! Skandal i rangut boteror!

  14. Vini says:

    Si nuk u vjen turp,si nuk skuqeni ,te gjithe ju maskarenj qe katandiset ne derexh3 kete vend.
    Ju,hajdute me gra te shtrenjta.

  15. Visi says:

    Tall Karin o Edi se te ka ardhur dita, me ate opozit qe ke perball deri sa te merzitesh do e mbashe pushteti, me ate opozit plot me kurva, b…q, e idjote , vazhdo tall Karin se paske lindur me kemishe

  16. TEREZA says:

    PO LULI BASHA DIHET QE ESHTE NJE HALE DHE PALACO,,,,,,PO TI MOR ZOTI RAMA PSE ULESH NE TAVOLINE ME NJE PLEHRE,,,,,///????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje