Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha për rastin e Xhisiela Malokut.
Në një shënim në twitter Rama i drejtohet Bashës të cilit i thotë se një aktor i papaguar e nxori cullak duke iu referuar audio-përgjimit “Babale”.
Ndërsa për sa i përket denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, Rama shkruan se nga kamerat del se as polici e as Taulant Balla nuk janë fare në komisariatin e Fushë-Krujës.
“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj!
E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot.
Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!
Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare!
Apo po fle ti tani?”- shkruan Rama në twitter. (TemA)