Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar rëndë, kur një shtyllë gjigand u shemb në një rrugë ku dhjetëra vetura dhe motoçikleta po prisnin të kalonin pasi semafori ishte me të kuqe.
Njëri nga katër të vdekurit është 40-vjeçari Shivaji Devidas Pardeshi, i cili sapo ishtek thyer nga varrimi i gruas së tij.
Tre të tjerët janë identifikuar si Bhimrao Gangadhar Kasar, 70-vjeç, Shyamrao Dhotre, 46 dhe Javed Khan, 45, të cilët mbetën të vdekur në vend kur kontruksioni metalik përfundoi mbi kokat e tyre.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin indian Mangalwar, ku gjashtë vetura dhe dy motoçikleta janë shkatërruar plotësisht nga presioni i madh i goditjes. (TemA)