Përballja në gjykatë për shpifje, Balla: Basha ka fobi nga gjykatat, Berisha ja la PD-në si lodër dhe ky kalamani e ka shndërruar në një kinostudio Babalesh

10 Tetor 2018, 10:25Politika TEMA

Është shtyrë seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris.

Kreu i grupit parlamentar të PS,  tha se Basha ka fobi nga gjykatat duke mos u paraqitur.

Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin.

Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet.

Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD.

Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër dhe ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjertër”, tha Balla. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje