Ismail Kadare, një mesazh plot dhimbje dhe krenarie për Fatos Arapin  

11 Tetor 2018, 20:53Kulturë TEMA
Ismail Kadare, një mesazh plot dhimbje dhe krenarie për Fatos Arapin

Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “nje jete dhe krijimtari dramatike te shtrire ne dy epoka”  e cila sipas tij “do te jete e veçante dhe e çmuar ne kroniken e gjate te letersise shqipe”.

Mesazhi i plotë i Ismail Kadare:

“Pas ikjes se Dritero Agollit letersia shqipe i ka gjithmone e me te veshtira humbjet e tjera, te dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.

Shkrimtar i rendesishem, me nje jete dhe krijimtari dramatike te shtrire ne dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u be pjese e pandare e kalendarit letrar shqiptar te shekujve XX e XXI.

Deshmia e tij artistike do te jete e vecante dhe e cmuar ne kroniken e gjate te letersise shqipe.

Ismail Kadare

Tirane, 11.10.2018”!

Fatos Arapi u nda sot nga jeta në moshën 89 vjecare. 

Ai i përket brezit të shrkimtarëve të shquar të shekullit të 20, një poet dhe prozator i thellë, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme  në letërinë shqiptare.

 

Lini një Përgjigje