KPA jep vendimin për Mirela Fanën, ish-gjyqtarja ka bojkotuar tërësisht procesin: Rasti i parë që nuk u paraqit dhe nuk u përfaqësua nga asnjë avokat

11 Tetor 2018, 12:01Politika TEMA

Trupit gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, ka dhënë vendimin për ish gjyqtaren dhe ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

“TemA” mëson se në praninë e vëzhgueses ndërkombëtare Elka Ermenkova, trupi vendosi që të pushojë procesin e rivlerësimit kalimtar, duke konfirmuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit ku i ndalohet subjektit të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli për një hark kohor prej 15 vjetësh.

Gjatë të gjithë seancave të zhvilluara, ajo nuk u paraqit duke rrefuzuar që të dërgojë edhe avokat mbrojtës. Sjellja e shfaqur nga ish-funksionarja e lartë interpretohet si absurde duke mos denjuar të shfaqë asnjë interes mbi procesin.

Fana është një nga gjyqtarët që dorëzoi dorëheqjen pak para dorëzimit të deklaratave të pasurisë në ILDKPKI duke deklaruar se po largohej nga detyra për të vazhduar jetën akademike.

Edhe pse rrethanat ishin të qarta, më herët Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kërkuar që të dalë para vettingut.

Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit”, u shpreh komisioneri Florian Ballhysa.

Ndërkohë, në pikën 23, 24  të vendimit, KPA i kujton komisionerit edhe rrethanat kur duhet të ankimojë vendimet:



Ndërkohë, në rastet e doreheqjeve të qarta, si në  çështjen “Fana”, nuk ka nevoje të harxhohen para publike për seanca të cilat e kanë të parapërcaktuar vendimin. (TemA)

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje