“Ajo pjesa që e dimë të dy”: A buron kjo frazë e Ramës për Bashën, nga pakti i 17 majit?

10 Tetor 2018, 19:40Politika TEMA

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy” – ishte një prej statuseve të Ramës në rrjete lëshuar së fundi në adresë të Bashës, ku ia vlen të veçohet fraza që e mbyll atë – “..mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.

Çfarë është ajo pjesë që e dijnë të dy? Nga buron cilësimi “artist” i Ramës për Bashën dhe pse kryeministri herë-herës, që pas paktit të tyre të 17 majit 2017-të, ku kaluan një mesnatë tek për tek, nxjerr në pah detaje nga personaliteti i kryedemokratit?

Pas asaj nate, kur në mënyrë të beftë, pa asnjë mundësi parashkimi, Rama e Basha do dilnin “vëllazërisht” para mediave me një pakt, diçka që vinte pas një situate ekstreme tensioni politik provokuar nga “çadra demokrate”, natyrshëm pati një zbutje e një ndryshim gjuhe të nesërmen, gjithsesi me një diferencë.

Ndërsa Basha u përqëndrua sa tek një vizion qeverisës – gjithsesi anemik – e sa tek denoncimi i LSI-së, Rama ofronte dhe të dhëna mbi personalitetin e Bashës, ku herë përdorte cilësimin përkëdhelës “artist” – dhe kjo pa patur asnjë lidhje me botën e artit – e herë duke vënë në dukje dembelllëkun e tij, por shoqëruar me komplimentin si “çun i mirë”.

Të gjitha këto, me dëshirën e shprehur nga Rama për të vijuar një bashkëpunim mes tyre në kushte të reja, pas njohjes “nga afër”.

Por çfarë ndodhi pra mes tyre në atë qëndrim ballaz, siç kurrë nuk kishin qenë?

Me gjasë, Basha atë natë i është “hapur” Ramës; thënë ndryshe ka hequr atë maskë që shumëkush ia nuhat që e mban, e që i është diktuar nga vetë rrethanat e hyrjes në politikë, më saktë në PD.

Pra, si e dje e si sot, mesazhet e Ramës përmbajnë nëntekstin se atë natë ka njohur një tjetër Bashë, atë origjinalin e jo atë që aktron – si artist – sapo “ndizen kamerat” – një frazë tjetër kjo e përdorur nga Rama, në adresë të kreut demokrat.

Atë mesnatë të kalimit nga 16 në 17 maj, Basha ka tentuar të bëjë politikë me Ramën, por krejt ndryshe.

Ka qenë i vërtetë, si duket nga dhe nga një lloj etjeje për të qenë i tillë, pas shumë vitesh në aktrim.

Por pse nuk vijoi më pas “vëllazëria” e tyre, ndërkohë që flitej për një pakt prej së cilit PD do mund të merrte dhe drejtimin e një pjese të institucioneve shtetërore, deri në kufijtë e një bashkëqeverisjeje?

Siç u pa, humbja e PD-së qe katastrofike, edhe pse iu dhurua Kavaja.

Kjo bëri që Basha të luante kartën e cenimit të votës nga krimi, duke u ndeshur dhe me presionin e brendshëm.

Në një pikëvështrim tjetër, Berisha, nuhajtja e këtij të fundit për çfarë mund të kish ndodhur, nuk do e linte në bashkëqeverisje me Ramën, gjë që do e çfaktorizonte dhe në protagonizmin e tij prej një të sëmuri politik, për t’u marrë gjithë ditën në akuzimin e kundërshtarit nëpërmjet “qytetarit dixhital”.

Dhe ndaj sot, Rama prodhon fraza që burojnë nga ajo fjalosje në mesnatë mes tyre, nga ato orë sinqeriteti njerëzor, ku duket se kreu i mazhorancës, për vetë natyrën e tij, ka qenë më i avantazhuar.(Tesheshi)

12 komente në ““Ajo pjesa që e dimë të dy”: A buron kjo frazë e Ramës për Bashën, nga pakti i 17 majit?”

  1. Zigur Qarri says:

    Duhet te arrestohen urgjentisht, Kryeministri,Fatmir Xhafaj,Ardi Veliu dhe Taulant Balla,per mashtrim
    te organizuar shtetrore.

    1. R says:

      O Sali me emrin Zigur Qenishko pirdhu

    2. WOW says:

      Ha ha ha ha ha, amon mor amon, boni nji babale tjeter sikur arrestoni kryeministrin, Fat Xhafen dhe Ard Veliun qe ta shofim te lumtur ket thesarin e papam Zigur Kapterin.

    3. Roberto says:

      Hajde Zigur nisu urgjent ti arrestojme. Ti meriton te behesh Kryeminister dhe une do nderhyj edhe tek Mero Baze qe te te beje publicitet ty Besoj se te gjithe ketu jane dakort me kete gje.Presim fjalen tende. Na pri perpara o Zigur trimi hahahhaaaaaaaaaaaaaaa.

  2. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

    Po ti nuk duhet të arrestohesh o zigur qorri? Në duhet të lexojmë budallallëqe e tua vend e pa vend. A e lexon titullin ti? Për atë që shkruhet aty diskutoi, ndërsa sa për arrestimet jamë dakort me ty duke përfshirë sali helenë, lulushin, ilir metushin më gjithë gruan dhe tërë helenë e tjera që janë afër partive. ( ish sekretarët e partive) .

  3. Bato says:

    Kryeministri suhet te detyrohet te thote ato te “verteta” qe ai di dhe qe mendon se Basha eshte i shantazhueshem. Politike bastarde nga te dy krahet.

  4. M....mecit says:

    O ZIGUR KARIIII kushdo te jesh me ket pseudonim, je vec se nje plere per riciklim asgje tjeter.

  5. Lumi says:

    Ke ngel te koha e komandantit o Zigur Qorri. Vetem ai arrestonte urgjentisht. Salianjit I beni gati batanijet se eshte dimer e na ftohet.

  6. ALBAN DEGA says:

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale …

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij is perzgjodhi Edi Rama api vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori te tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte te bosit te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !

    HIMNI I PARTISE BABALE
    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  7. sapa says:

    Asnje lloj lajmi nuk eshte me kujoz por verteton cdo dite e me teper qe si te djathtet ashtu edhe te majtet jane prostitutat me te medhaja qe ka pasur toka shqiptare dhe qe perpiqen te manipulojne nepermjet medieave mendjet e atyre shqiptareve naive qe besojne akoma ne keta qelbesira!

  8. Dora says:

    Thone qe politika eshte kurve, me marsin te keqn e kurves, nuk gjendet. Ne fjalor nje piketim .e Kane bere popullin te flase me vete.

  9. Bab erdoqeni shoku atletaxhiut says:

    Zigur qorri pa syze,Alban dega e thyme,si nuk na u ndan ndonjehere kto tifozat e partive te semure.Kto jane e njejta bande qe bejne teater me shqiptaret,jane hajduta shpifes kriminel tradhetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje