Knut Fleckenstein: Të vihen në funksion Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, e pamundur të fitohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit pa to

10 Tetor 2018, 18:05Politika TEMA

Për Komisionerin Knut Fleckenstein, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kenë sukses nëse nuk funsionojnë 2 gjykatat më të rëndësishme në Shqipëri, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

“Sepse nëse këto organe nuk funksionojnë, të gjitha objektivat e tjera do të jenë shumë më të vështira për t’u arritur. Unë do thosha sërish që diferencën do ta bëjë së pari zbatimi i reformës në drejtësi.

Pasi nëse ky sistem nuk funksionon normalisht, atëherë është e pamundur të arrihet sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pra, ky është një kriter shumë i rëndësishëm, por nuk bëhet fjalë për përzgjedhje midis kritereve, pasi nuk do gjykojnë vetëm ministrat e drejtësisë për përparimin e Shqipërisë, por edhe ata të punëve të brendshme”, nënvizon eurodeputeti.

Eduard Kukan ngriti shqetësimin për problematikën e korrupsionit dhe krimit të organizuar që po dëmtojnë progresin e vendit në integrimin europian.

Fleckenstein, edhe pse e pranon skepticizimin e disa vendeve anëtare për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar thotë se duhet parë me kujdes nëse aktiviteti kriminal zhvillohet brenda Shqipërisë, apo nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Duhet parë se për çfarë bëhet fjalë kur flasim për krimin e organizuar shqiptar, për të evidentuar me kujdes nëse është krim i organizuar që vjen nga Shqipëria, apo nga shqiptarët në shtetet e tjera ku ata jetojnë.

Megjithatë ne e dimë të gjithë dhe qeveria e di shumë mirë, se ka ende një nivel të lartë të krimit të organizuar.

Jam i sigurt që ministria e brendshme e di se si mund ta trajtojë çështjen me interlokutorët dhe miqtë e tyre europianë në Gjermani, Francë, Holandë në mënyrë që të bashkohen forcat për të luftuar fenomenin së bashku.

Kjo është qasja e duhur dhe të shohim nëse do kemi rezultate të mira lidhur me këtë jo vetëm për sa i përket çështjeve të zyrtarëve të thjeshtë, por edhe për dosje të zyrtarëve të larta. Nuk kam dyshim që kjo do ndodhë”, nënvizon Kukan. (TemA)

3 komente në “Knut Fleckenstein: Të vihen në funksion Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, e pamundur të fitohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit pa to”

  1. adi says:

    kur 1 diplomat i larte perendimor thote se:
    ” ka nje nivel shume te larte te krimit te organizuar”
    perkthimi ne shqip eshte se shteti eshte i kapur nga bandat!!!!!!!!
    imagjino kur kete e thote nje sorosian dhe mik i ngushte i kr rilindasit.
    apo edhe ky eshte me shqupin????????

  2. undefined says:

    Nuk duan Gjykate te Larte kurvat PD se ju futen koqet ne morset perfundojn si shkerdhata zagaret e Beogradit e te Athines i dalin te palarat ne shesh

  3. boss says:

    Shikoni korrupsionin dhe krimin qe po ben kerdine ne Evrope.Njerezit nuk guzpjne te damin naten robq.. pederast Evgropian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje