“Baba Taku” hap “çantën” e tij të famshme

10 Tetor 2018, 08:18Politika TEMA

Nga Xhevdet Shehu

Dje piva një kafe me deputetin dhe politikanin Spartak Braho, të cilin shpesh e thërrasin “Baba Taku”. Unë nuk i thërras kështu, por thjesht Taku, ndonjëherë “zoti Braho” sipas rrethanave, për shkak të njohjes së hershme me të. Nuk e di zanafillën e këtij epitetit ‘Baba Taku”, por dyshoj se ia kanë ngjitur për natyrën e tij të veçantë, me një qetësi olimpike, i matur, asnjëherë i nxituar, autoritar dhe me një logjikë juridike. Sepse ai nuk është baba i ndonjë teqeje, nuk është as Baba Mondi i bektashinjve. Sidoqoftë ai duket se është i familjarizuar me këtë epitet.

Dje e pimë një kafe si miq të vjetër prej rreth dyzet vjetësh, por edhe për të diskutuar sidomos për mosndëshkueshmërinë e krimit në këtë vend. Si një nga politikanët më jetëgjatë të Kuvendit, por edhe si jurist, ai ka një koncept të qartë për çka ndodhur e ndodh në këtë vend. Përveç ndonjë deklarate të shkurtër në media të ndryshme, ai asnjëherë nuk është “zbërthyer” deri në fund. Flet rrallë, kur e gjykon se duhet të flitet. Dhe të mendosh se është një nga njerëzit që di ndoshta më shumë se kushdo tjetër për prapaskenat dhe lojërat politike të pas vitit 1990. Prandaj dhe është përhapur një proverb se “po hapi çantën Baba Taku gjysma e politikanëve shkojnë në burg”. Ai vetëm buzëqesh kur e dëgjon këtë. E kam dëgjuar edhe nga të tjerë, më thotë, por nuk e di as vetë se sa është e vërtetë. Sepse, ja e hapa çantën? Kush do t’i gjykojë çështjet që unë mund t’i bëj publike? Nuk kam besim…

Edhe unë di fare mirë që “çanta e Baba Takut” është një hiperbolë. Por edhe një të vërtetë ka brenda saj kjo shprehje. Ajo çantë është e madhe dhe rëndon shumë. Unë e pashë dje atë çantë. Ajo duhet të mbajë shumë enigma dhe gjëra të panjohura për publikun e gjerë brenda saj. Taku di shumë, prandaj dhe ka dalë ajo fjala që përmenda pak më sipër.

Ndaj dhe bisedën me Spartakun dje e përqendrova pikërisht në këtë çështje: do ta hapë apo jo çantën emblematike ai?

Mendova dhe besova dje se Spartaku ka vendosur ta hapë atë çantë.  Në mos të gjithën, për disa çështje shumë të përfolura dhe të nxehta, që, edhe pas shumë vitesh, vazhdojnë të jenë si tema tabu dhe që gjyqtarët frikësohen nga to si djalli nga thimjani.

– E pra, do ta hapësh apo jo atë çantë?- e pyeta.

Spartaku nxjerr nga çanta dhe më vë përpara një sërë dokumentesh.

– Ja, e hapa çantën, -më thotë me të qeshur. – Shiko, për shembull, se si jemi sjellur ne socialistët për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Ju si ‘DITA’ jeni marrë herë pas here me ngjarjet e shtatorit të 20 viteve më parë. Unë atëherë isha kryetar i Komisionit të Imunitetit, Mandateve dhe Rregullores së Kuvendit, dhe menjëherë pas grushtit të shtetit, ekzaktësisht më 16 shtator, i kam dërguar njoftim deputetit Sali Berisha dhe disa të tjerëve që të paraqiteshin në komision. E kam thirrur në Komision Sali Berishën më 17 shtator si organizator i grushtit të shtetit. Fillimisht ai nuk deshi të paraqitej, madje m’u përgjigj me arrogancë negativisht, por më në fund erdhi. Edhe aty deshi të bënte të fortin. I thashë lëri këto, por shiko kërkesën e Prokurorisë dhe firmos këtu se more dijeni.

Në raportin që i paraqitëm Kuvendit është theksuar pa mëdyshje se:

“Lidhur me rolin nxitës dhe organizator të kësaj kryengritjeje të armatosur nga deputeti Sali Berisha, komisioni krijoi bindjen se ky rol ka qenë një vijë sjelljeje e tij gjatë gjithë kohës para datës 13 dhe 14 shtator si dhe në vazhdim…

Argumentet e mësipërm na krijojnë bindjen se deputeti Sali Berisha, i cili akuzohet për veprën penale të organizatorit të kryengritjes së armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, nga organi i Prokurorisë, duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme…”

Mbështetur në fakte dhe argumente ne si Komision kërkuam heqjen e imunitetit të deputetit Berisha. Është e rëndësishme të thuhet se Berisha u paraqit vetë në Komision dhe aty pashë se sa i9 frikësuar ishte ai nga hapat që po ndërmerreshin me shpejtësi…

– Dhe ky imunitet u hoq? – e pyes.

– Po. Kjo ndodhi në seancën e datës 18 shtator të atij viti, pra vetëm katër ditë pas grushtit të dështuar të shtetit. Ja dhe vendimi i Kuvendit, me firmën e kryetarit Skënder Gjinushi.

– Megjithatë, e di shumë mirë se Berisha nuk u ndoq asnjëherë penalisht. Pse ndodhi kjo?

– Është vërtet e çuditshme se si ndodhi që ai nuk u ndoq penalisht, kush ishte i interesuar që ai të mos dënohej. Është fakt se ai ka qëndruar katër vjet në sallën e Kuvendit pa imunitet, por po kaq e vërtetë është se Prokuroria nuk e thirri asnjëherë… Mbase Fatos Nanoja di më shumë, por mendoj se edhe Fatosit nuk i interesonte arrestimi i Saliut, nga frika e ndonjë trazire të re. Sepse edhe Fatosi, ashtu si Saliu, nuk është ndonjë farë trimi…

– Më thatë se kini thirrur në Komision,me kërkesë të Prokurorisë, edhe disa deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe si vepruat me ta?

-Po, kemi thirrur përveç Berishës, edhe Pjetër Arbnorin, Shaban Meminë, Leonard Demin, Jemin Gjanën dhe Vili Minarollin… Por lidhur me këta të fundit, Komisioni ia ktheu mbrapsht Prokurorisë kërkesën, pasi u mendua se ajo nuk ishte e plotë dhe e argumentuar…

Më tej biseda me Spartakun rrodhi në hullinë e aktualitetit. Spartaku është skeptik për shumë zhvillime, madje edhe për reformën në drejtësi…

Sidoqoftë, biseda e nisur dje me Spartakun është interesante dhe është një shenjë e mirë edhe për veprimin e drejtësisë në këtë vend. Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga ajo ngjarje e hidhur, ajo vazhdon të ngjallë interes, pikërisht nga mosgjykimi dhe mosndëshkimi i shkaktarëve. Mbase rihapja e asaj çështje do të shënojë një pikë kthese për rikthimin e besueshmërisë tek drejtësia shqiptare. Mbase me këtë rast do të rihapen edhe dosje të tjera ende të pazbardhura dhe që vazhdojnë ta mundojnë skenën politike të këtij vendi. Natyrisht edhe politika vetë, që është aq shumë e akuzuar dhe e përgojuar, do të ndihet më e relaksuar.(Dita)

(VIJON)

10 komente në ““Baba Taku” hap “çantën” e tij të famshme”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    Po ndonje material per veten e tij ka Baba Taku? Po ska ja jap une qe ta kete.

  2. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    spartaku eshte nje hipokrit qe nuk e ka shokun.a u amnistuan me ligj fajtoret e 97?ku u miratua ky ligj?po ti ku ishe ,z.taku?mire tosi i nones ishte frikacak,po ti pse e ngrite voten?vendim politik?iu dhims shqiperia?apo nuk mund te denohej per merita te shquara ndaj serbise.po ju qe miratuat amnistine,a nuk e morret ne mbrojtje nje sherbetor te te huajve,armiq shekullore te shqiptareve?do destabilizohej shqiperia ne kushtet e afrimit te luftes ne kosove?po ku do te shkonte me tej ky destabilizim,kur shqiperise ju,klasa politike e kohes nuk i late jo breke,por as dy gisht tanga.dhe tani na dilni dhe beni kurven e virgjer.po per ilir meten pse nuk e zbraz canten?vodhi sa deshi.u kap me ze dhe figure.mos i kishit ndare bashke gjerat?te kujtohet si tundje canten?”ketu i kam vidioregjistrimet “-thoje.pse nuk i transmetove?mbrojte fajtore duke fshehur prova,apo i beje shantazh prokurorise,gjukates,deshmitareve.kjo eshte fytyra e vertete e baba takut.a mund te kete materiale?ka,jam i bindur,por si saliu,i mban te fshehura per shantazh e presion.mbase edhe per tregeti.

  3. Pesimisti says:

    Xhevo ke harruar ta pyesesh per Ilir Meten se aty u permend canta e zeze kur i bente presion te tjereve. Kujtohu Xhevo se shpejt i paske harruar dhe leri hartimet.

  4. Klea says:

    Po pse merreni menkte rrote kari. Na rrujti manallin menkte çante. ????burre me kar skisha pare nga here.

  5. edi asllani says:

    Dhe perfundimisht baba Taku me shoket e tije I rruajti topet Sali Berishes dhe po te kene qejf le te ja rruajne dhe nje here se helbete eshte rritur leshi qe nga 1998.

  6. Kinez Kosovar says:

    Keto qe thote ky Baba Taku ketu i di gjithe bota jo sot, po qe nga 1998. Nqs ky ne cante mban copa gazetash dhe dokumente qe jane publike athere asaj cante vetem sa i hiqka te rendet. Po te kete ne cante gjera qe nuk dihen, atehere canta edhe mund te kete ndonje fare vlere.

  7. qytetar says:

    Ky baba leshi apo taku me kujton Dajon tek Ezeli nje film turk,por ai ishte trim ta plaste ne sy e drejtperdrejte,ndersa babale Taku ben interesantin te diturin e te fortin por vetem hipoteza e dyshime bart ne ate cante te perfolur,ndaj se qeth kush per te.

  8. Xhipja says:

    Lexues te nderuar te.Temes se bashku me Z.Mero.A e dini se cfare ke brenda canta e.z.Spartak Braho.Ka vetem leter hygjenik me emrin.B A.B A T A K U te stamposur gjate gjithe gjatesise.Cante leshi mund te kete nje person si.S.Braho qe po ta pyesni ku i ka bolet.Do.te.fuse.doren ne sqetull per ti kerkuar ato.Ai nuk i duhet as dreqit me perjashti te.Edi Rames qe.e.genjen nga mengjezi ne.darke njesoj si Ilir Meten.e Fatos Nanon.

  9. Brahoo says:

    Spartak Braho eshte kopia socialiste e Sali Berishes.
    Jane e njejta kopie e dale nga sigurimi.

  10. Safiri says:

    Thanas, ka dhe per veten baba Taku, por kane dhe te tjeret per te, sidomos per lidhjet e tij me krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje