Jetmir Olldashi zhduku audion origjinale të “Babales”, ia dha Ervin Salianjit

10 Tetor 2018, 19:25Politika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë të ditur se Jetmir Olldashi e ka zhdukur videon origjinale të “Babales”.

Ajo thotë se në Prokurori, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur një DVD të audio-përgjimit, ndërsa sipas pretendimeve të Olldashit, materialin origjinal e ka Ervin Salianji.

“Shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audiopërgjimi që lidhet me bisedën e pretenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

“Lidhur me materialin e dërguar për ekspertim sqarojmë së objekt ekspertimi është DVD-ja e sekuestruar në Partinë Demokratike nga deputeti Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i kësaj force politike”, thotë Prokuroria.(TemA)

2 komente në “Jetmir Olldashi zhduku audion origjinale të “Babales”, ia dha Ervin Salianjit”

  1. loku says:

    E MOR OLLDASH SA I TRASH, NJE OLLDASH TA VRAU SALA TY DO TE HYJE NJALA SE E KE HAK O TOROLLAK.

  2. Bilua says:

    Ky Olldashi qenka koqe kandari.Eh more Olldash,qenke i trash.Bjeri me dore tani dhe ha m..t.Nuk ke nga ta dredhesh bythen,prandaj qendro drejte.Te moren meqafe Bashaj,Salianjet ,e Alibenjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje