Ylli Rakipi: Pse e refuzova audio-përgjimin e "Babales", nga gazetari im Jetmir Olldashi

11 Tetor 2018, 07:42Kronika TEMA

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në emisionin “Repolitix”, në Report TV, se si u njoh me audiopërgimin e Albert Veliut, “Babales”, i cili pretendon se ka regjistruar vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë.

Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje.

E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces.

Gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua.

Nuk e kam konsideruar atë material.

Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon.

Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira.

Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video.

Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, tha Ylli Rakipi, gazetar.

“Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm.

Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari.

Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.

A do ta transmetoja po të isha i sigurt për implikimin e vëllait të ministrit të Brendshëm? Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte” – tha Rakipi.

4 komente në “Ylli Rakipi: Pse e refuzova audio-përgjimin e “Babales”, nga gazetari im Jetmir Olldashi”

  1. Stela says:

    Ti Ylli Raqipi duhet te kishe thene tek fraza e fundit qe:Do ta publikoja edhe sikur te ishte edhe i Saliut se per Ramen te gjithe jemi te sigurt qe do ta publikoje or mjeran!Nuk na bene ndonje emision per ç’ka pretendon i haruarri Haxhia lidhur me bomben tek Lush Perpali, kur ti hidhje gurin e fshihje doren or gazetaruc medioker!Kjo eshte interesante per ne lexuesit .

  2. Thjeshte e sakte says:

    Eh mo Ylli Rakipi.Je nje analist medioker e sherbetor i devotshem i Sali Berishes.Ti as gazetar nuk je,I ke hyre kesaj rruge thjeshte per perfitime te cilat i merr nga tutoret e tu qe te japin vijen e sjelljes per mender emisionet qe drejton,por jo rralle dhe me shantazhet qe ben.Qofte i afert fundi yt i turpshem

  3. Bogonica says:

    Z,Rakipi. jeni gazetar i vjeter.Ju kam ndjekur dikur.Nga analizat tuaja te problemeve te ndryshme,kam konstatuar qe ato shkojne ne perputhje me llogjiken normale,Nuk mendoj se jeni gazetar i aventurave e aq me teper te fitoni para nepermjet skupeve gazetareske.Ne rastin “Babalja” jeni treguar profesionist,nuk kini “rene ne kurth”.Keshtu mendoj une nga c’fare shkruani.MIrpo,per ate qe thashe ne fillim,sot nuk eshte puna qe te levdohesh se “nuk e hengre karamelen”,sepse me nuhatjen tende profesionale kuptove qe dicka nuk shkon(Pergjim Audio-Video).Sot e gjithe diten eshte radha jote te demaskoni kete skup te ndyre mediatik te kolegeve te tu,te jepni shembullin e gazetarit serioz,sepse nuk mjafton per ju si i pa zhyer e te hiqni” b…. menjane”.Tregoju kolegeve te tu me,analize profesionale,se ku kane gabuar duke u futur ne labirintet e erreta per te fituar para te pista para, nga skupe tip “Babalja” Ne kete rast koleget e tu jane perdorur nga politika e pa principe.Kjo kerkohet nga ju.Faleminderit!

  4. LORA says:

    Wow,n’a shpallka veten hero ylli rakipi ,se nuk paska pranuar ne mender-emisionin e tij produktin e babalerise.
    Ky yllua,sipas deshmive te Izet Haxhise ,eshte ai fare buri qe porosiste venie tritoli ,rreth 1996-es,ne lokalin e Lush Perpalit;
    lokal prane selise se PS-se.
    Ja dhe yllua,si porosites tritoli,nuk e beka kabull babalerine,,,se yllos i hyjne ne sy dhe xhep vetem vrasjet
    dhe pervlimi i Shqiperise.
    Rren veten se mund te dale nga kazani i mutit ,qe kane 28 vjet qe e gatuajne vete,,,e qe fatmiresisht tash po e hajne vete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje