Arrestohet i “forti” i Fierit me dy pistoleta dhe një shpatë

10 Tetor 2018, 11:23Kronika TEMA

“Forca e Ligjit” ka arrestuar në flagrancë një prej të fortëve të Fierit.

FNSH, në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim, kanë vënë në pranga Ilir Boriçin.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe një shpatë, në zotërim të 42-vjeçarit.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Aktualisht, ky shtetas ishte në masën “detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

2 komente në “Arrestohet i “forti” i Fierit me dy pistoleta dhe një shpatë”

  1. te fala sateme says:

    Kush e ka liruar Ilirin 5 here nga burgu?????
    Po kete here do te lirohet????
    Klikoni, po, jo, po jo,
    E 6-ta e verteta.

  2. te fala sateme says:

    A nje detaj per ata qe nuk jetojne ne Fier ( se fieraket e dine).
    Keta ” te fortet” boriçet ( por jo vetem keta) Asimi, Gimi, Beni, Ganiu me niperit e tyre jane AKTIVISTET ME TE SHQUAR TE P.D ne fusha te tilla si kercenimi, rrahja, dhunimi, vjedhja e njerezve dhe e votave.
    Per mos te thene se rendojne dhe disa vrasje.
    Ata per KETO PUNE TE SHQUARA KANE MARRE MEDALJE NGA p.d duke i legalizuar shtepine ne truallin shteteror te nje shkolle ( gjimnaz), duke i punesuar ne Albetrol pa qene asnjhere ne pune 8 aq sa nuk dine cfare detyre kane).
    Dhe si keta PATRIOTE SHQIPTARE, AKTIVISIT PER TE DREJTAT E NJERIUT PRANE P.D, kjo parti ne Fier ka pasur dhe ka me shumice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje