Policia e shtetit ka reaguar pas videos së Alfred Alizotit, të publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji.
Në një deklaratë për median, policia mohon që Drejtori i Policisë ta ketë shoqëruar në Prokurori Alizotitin siç ai pretendondhe thotë se video.
“Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.
Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”- sqaron policia.
Reagimi i plotë:
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.
Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.
Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.
Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.
Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.
Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.
Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje”. (TemA)
Po Salijanji & Co , kete deshin te thuesh qe drejtori i policis dhe Taulant Balla nuk kan qene ne pozicionet qe permend Alizoti.
Ne kete menyr del qarte qe Alizoti eshte nje genjeshtar i rendomt dhe asnjeher i besueshem ne ato qe thote.
Ai nuk eshte i besueshem dhe kur thote qe ka ber zerin e Xhafes!
Kaq i duhet Salijanjit.Desshmitari i hedhjes poshte te vidios “Babale1” nuk eshte i besueshem ,pra vidio eshte e vertete!
PD nuk po e kupton se sa po e demton prestigjin e saje Ervin Salianji.Menyrat e tije te mbrapshta e nxjerrin PD si nje parti njerezish me nje nivel teper te ulet kulturor dhe etik duke u perpjekur te beje ”buje” me shpifje dhe sajime.P OR kjo nuk eshte e cuditeshme se prijsi shpirteror i saje Sali Berisha ka kohe qe vepron keshtu. Deklarimet e tije per tu bere i besueshem,duke cfrytezuar profesionin e mjekut,eshte teper e ulet moralishtkur shpall se Rama eshte i semure.Me i semure sec eshte ai vete nuk ka kufi.
Mos duhej ta shoqeronte Salinjani, bashke me karin me zile andi bushatin tek prokuroria e krimevete renda , kete Alizotin, duke patur parasysh se ky ndaje i mere persiper se nuk e paguan dhe nuk e ndihmuan per azil politik, keta buracak te pa bese dhe per tu hakmar se tha une i djegur e i djegur jam , por do tju perveloje dhe juve se te pakten nuk do me thone teveqel, frikacak, lolo e te talleni juve hiena me stilolapsin e fshehur ka dijeni dhe andi pisqolla, pjestar i fshehjes se fakeve ndaj perdor hipoteza per ngjarjen