Një 40-vjeçar shqiptar në Belgjikë i akuzuar për vrasje, ka dalë dje para Gjykatës për seancën e radhës.
Në procesin gjyqësor, u lexua një letër e bashkëshortes së shqiptarit Erjon S., e cila shkruante se pavarësisht të kaluarës së tij, ai është një burrë i mirë dhe baba i përkushtuar.
Në letrën e saj, ajo thotë gjithashtu se 40-vjeçari ka ndryshuar plotësisht.
“Bashkëshorti im është një burrë i mrekullueshëm dhe baba i dashur.
Fëmijët e mi nuk kanë pranë babain e tyre dhe natën qajnë.
Çdo mbrëmje ai na telefonon për të na pyetur si e kaluam ditën.
Ne e vizitojmë çdo javë në burg.
E dimë që ka bërë gabime, por unë e dua burrin tim”, shkruan në letër bashkëshortja e shqiptarit.
Erjon S. akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e një prostitute disa vite më parë në Itali dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.
Pas krimit në shtetin italian, ai u arratis drejt Belgjikës ku krijoi një jetë të re duke marrë shtetësinë belge me emër të rremë dhe datëlindje të ndryshuar.
40-vjeçari jetoi në Geluwe ku u martua dhe u bë baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë.
Për 9 vite askush nuk e kishte kuptuar se ai në fakt ishte një person tjetër dhe që kërkohej nga shteti italian, deri sa u zbulua nga autoritetet.
Pas këtij momenti, u rihap proces gjyqësor në Itali dhe dënimi i tij u reduktua në 17 vite burgim.
Gjykata italiane lejoi që dënimin ta kryente në Belgjikë.
Por, përveç vrasjes, autoritetet belge tani e akuzojnë edhe për identitet të rremë, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Dënimi për këto akuza është 3 vite.
Avokati i tij mbrojtës kërkon dënim të reduktuar, me argumentin se identiteti i rremë i mundësoi 40-vjeçarit një jetë të re në Belgjikë, një punë të re dhe krijoi familje.
Erjon S. rrezikon gjithashtu edhe që të humbasë shtetësinë belge.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj tij është caktuar më 12 nëntor.
Më vjen keq që e kam vënë këtë në internet, por nuk kam zgjidhje tjetër përveç që ta përmbush premtimin tim për Dr.Wava, Caster i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi të sillja përsëri ish-burrin tim që tashmë ishte larguar për dy javë pa thënë lamtumirë une Një përvojë kaq e dhimbshme për mua sepse ai është dashuria ime e parë dhe jeta ime rrotullohet rreth tij, por kur ai më la për një zonjë tjetër, unë ndava lotët dhe u përpoqa gjithçka të harroja për të, por thellë në zemrën time, ne e ushqejmë aq shumë pavarësisht Dhimbja që më shkaktoi vuajti. Një mbrëmje besnike kam lexuar një koment në lidhje me Dr.Wava, një caster i fuqishëm magji i cili mund të ndihmojë në rikthimin e një ish -dashnori ose ribashkimin e një shtëpie të thyer dhe më shumë, në fillim ishte si një shaka sepse kurrë nuk besoja në magji. Dhe Dr. Wava më provon veten duke e sjellë burrin tim në shtëpi pas tre ditësh të magjisë së tij të dashurisë për burrin tim. Faleminderit Dr. Wava që më bëri një grua të plotë përsëri dhe për të rikthyer dashnorin tim të humbur, unë do të vazhdoj ta ndaj këtë për të cilin mund të jetë e rëndësishme të rregulloni gjithçka në martesë, në vend që të ndaj lotët ose të kaloj nëpër një kontakte me snarl Dr. Wava në adresën e tij të emailit të kontaktit më poshtë [email protected] Ju gjithashtu mund ta bëni atë në 669992602953 Fat të mirë për ju që ndonjëherë e jepni këtë provë.https: //www.drwavaofspirituallovespells.com/
Cdo me thene;vrau nje prostitute?
Prostituta nuk eshte njeri?
Te perjetshem kriminelit.
Duhet dikush te te perdhunoj dhe pastaj te te vrase.ne sy te atij krimineli qe e quan burre qe te mesoje c eshte dhimbja moj buce e keqe.vete te na e nxjerresh dhe shenjtore moterqirin.
Njeri te mrekullueshem paska marre. Po sikur te perfundoje vajza e tij prostitute tani?