Nga mbledhja e grupit parlamentar në kryesinë e Kuvendit Rama ka akuzuar sot opozitën në lidhje me tritolin që iu vu mbrëmjen e djeshme, Xhisiela Malokut.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se nuk i intereson maxhorancës që të krijojë mendimin se Xhisiela është nën trysni të rënduar psikologjike por opozitës.
“Mbrëmë natën vajzës së kthyer për mish për topat e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi.
Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë se vajza është nën trysninë e një terrori psikologjik?! Ne? Jo!
S’ka mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit artificial të kuptojnë që për këtë kanë vetëm interesa ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tjera dhe askush tjetër.
Ata që i dinë shqiptarët për budallenj dhe synojnë t’i bindin se një histori dhune fizike marrëdhëniet mes dy të rinjve na qenka në fakt një dhune seksuale e frymëzuar politikisht nga një baba deputet dhe e pandëshkuar ligjërisht sepse kryetari i deputetëve me armë në dorë ka shkuar dhe ka kanosur oficerin që të mbyllë gojën”, u shpreh Rama.