Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë: Ja transaksioni financiar që i solli krijimin e pasurisë

7 Tetor 2018, 16:41Kronika TEMA

Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti do të përballet më 8 tetor me procesin e vetingut. Si është rritur pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti do të përballet më 8 tetor me procesin e vetingut. Si është rritur pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 8 tetor. Trupa gjykuese që ka kryer hetimin administrativ ndaj gjyqtares Prifti drejtohet nga Firdes Shuli dhe ka si anëtarë Roland Ilian dhe Etleda Çiftjen.

Entela Prifti ushtron prej 10 vitesh detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, që pas emërimit të saj në vitin 2008. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë së njëjtës gjykatë. Në vitin 2011, Entela Prifti ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Paralelisht me detyrën, ajo ka ushtruar gjithashtu mësimdhënie në degën e universitetit “Kristal” në Korçë për një periudhë disavjeçare.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Entela Prifti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Entela Prifti deklaronte pasuri familjare  me vlerë 8 milionë lekë në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë. Duke iu referuar deklaratës së saj të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Prifti zotëronte 1/3 pjesë takuese në dy apartamente si dhe një sipërfaqe toke prej 1 mijë metrash në Voskopojë. Ajo deklaronte gjithashtu se bashkëshorti zotëronte 8% të aksioneve me vlerë rreth 6.5 milionë lekë në kompaninë e ndërtimit Beton Plus si dhe hua në vlerën e 6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtares Prifti kap shumën e deklaruar të 26 milionë lekëve, ku pjesën kryesore e përbëjnë pasuritë e paluajtshme. Përgjatë 15 viteve të deklarimit, familja e gjyqtares rezulton të ketë blerë dy apartamente të tjera si dhe ka përfituar një njësi me sipërfaqe ndërtimi 519 metra katrorë në Korçë.

Kjo pasuri rezulton të jetë fituar në vitin 2012 nga kompania Beton Plus, në këmbim të 8 për qind të aksioneve që bashkëshorti i gjyqtares zotëronte në këtë kompani dhe ka shërbyer në vitet e mëpasme si një burim i rëndësishëm të ardhurash përmes qerasë.

Vlera monetare e deklaruar për pasuritë e paluajtshme familjare të gjyqtares Entela Prifti është 17.8 milionë lekë. Në fund të vitit 2017, ajo zotëron familjarisht edhe 6.9 milionë lekë likujditete në bankë dhe 1.1 milionë lekë kursime në cash.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, gjyqtarja Entela Prifti ka realizuar të ardhura familjare  në vlerën e 59.6 milionë lekëve. Paga e saj dhe e bashkëshortit, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Korçë zënë 68 për qind të të ardhurave. 25 për qind e të ardhurave janë siguruar nga dhënia me qira e pronave të patundshme, ndërsa 5.5 për qind e totalit të të ardhurave e zënë fitimet nga shit-blerja e pronave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të gjyqtares Entela Prifti, nga të cilat dy prej deklaratave rezultojnë me mungesë burimesh të deklaruara në vlerën e rreth 1.98 milionë lekëve.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” transaksionin financiar që solli krijimin e pasurisë  “godinë me sipërfaqe ndërtimi prej 519 metrash katrorë”, e përfituar përmes shkëmbimit të aksioneve me vlerë rreth 6.5 milionë lekë.

BIRN identifikoi gjithashtu se gjyqtarja Entela Prifti ka marrë një kredi bankare prej 70 mijë eurosh në vitin 2011, por nuk është deklaruar qëllimi i marrjes së kësaj kredie apo destinacioni i parave.

Borxhet e deklaruara në vitin 2003 me vlerë 6 milionë lekë janë një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë, pasi në fund të vitit 2017, familja e gjyqtares rezulton të ketë ende pa shlyer 2 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

5 komente në “Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë: Ja transaksioni financiar që i solli krijimin e pasurisë”

  1. Vlonjati says:

    Ne kemi nga 30 vjet qe roptohemi ne kurbet me pune te ndereshme ,e nuk kemi aritur te blejme nje shtepi te fusim koken ,edhe pse me shkolle te larte e me te veshtire se shkolla qe ka bere kjo cobanka e korces e ka vene disa miliarda leke …ujku me ujkun ben shoqeri e jo me delet ,e kesaj cobankes ,gjemb ne kembe nuk ka per ti hyre derisa qeveria KAURE TE MBIZOTEROJE EDHE PAK KOHE AKOMA

  2. Ay says:

    E di e gjithe Korça qe zonja ne fjale bashke me te shoqin jane pronaret reale te FindFour, ne biznes bar-restorant ne bulevardin Republika te Korçes. Mos na bejne gje per budallenj?!

  3. spartak says:

    Deklaroi , po kush e kontrollon dot .
    Ma mirë del kur e kontrollon vetë pasurinë që DEKLARON për vehten e saj dhe të familjarëve .
    Pse shtini vehten në siklet .
    Mirato NENI-n e VETTINGUT dhe pastaj do shikosh , që këtë , që të ka dorëzu me shqyrtu sot , nesër do e ketë 5 fish prej frykës .
    NENI :
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si i kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .
    Ky LIGJ vlen jo vetëm edhe për gjithë politikanët e ato që kanë qenë në pushtet qendror e lokal përmbi 25 vjet , por dhe për mjekët abuzues ( shefa kryesisht ) , Policë me detyra të larta e të ndryshme e deri ai polici i burgut , që u bo telef duke rruajt jo vetëm të burgosurit por dhe familjarët e tyre .
    Mos u lodhni kot me këtë gocën , si e quajnë , Entela Prifti .
    Miratoni , po deshët , për brenda 1 ore , dhe pastaj e shef vetë ajo kur të Ri-Plotësojë deklaratën e pasurisë . Frika e sekuestros do i bojë me fol me vehte e mos me i zonë gjumi asnjë sekondë të gjithë .
    S’ka pse Politikanët të na çajnë veshët e trullosin me nisma , të cilat duan ti shpëtojnë ato vetë nga dhënja e llogarisë . Del dhe Kryetari i Kuvendit dhe na kërkon mendim nga VENECIA . Turp ma të madh s’ka . Këtu bëhet fjalë për Hajduta e Kriminela që vodhën e shkatërruan gjithë Shqipërinë , të mbrojtur deri më sot nga sistemi i PA DREJTESINE , që ngritën , e ti pyet , a mos po i hyjmë në hak . Fëlliqësirë më të madhe nuk ka . Tallet VENECIA dhe , e gjithë Europa me deputetët tanë të ndershëm , e me VETTINGUN ( RAFTINGUN ) tonë.
    KY LIGJ i propozuar më lart me ka EMRIN , ” LIGJI ME KOKE POSHTE ” , sepse i kthen të gjithë me kokë poshtë dhe numron realisht lekët , që i zbrazen nga xhepat , duke i krahasuar direkt në vend realisht me VETE-DEKLARIMIN , dhe ishalla i del nga xhepi dhe , or po , edhe vetëm 1 LEK ma tepër , dhe apliko SEKUESTRON e Plotë .
    Ky quhet dhe është tamam VETTING .

  4. arben says:

    Ja paska q…….. te jemen themi ne nga Korca dhe i lumte bytha pasi shteti qe ndertoj Sala me kompani eshte shteti i hajduteve dhe zuzareve.

  5. bul. "republika" says:

    E di gjithe Korça qe Entela Prifti nuk le gjyq pa mare pjesen e saj.
    E di gjithe Korça se çifti ne fjale e nisi karieren pa breke ne b……Ajo me mamane ne trikotazh dhe ai me mamane traktoriste dhe tani jane zoter te pasurive qe asnje ” afendiko” i paraçlirimit nuk i ka pasur.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje