Përplasja në ish-Bllok, Prokuroria kërkon burg për Eljon Haton, flet avokati: Klienti im nuk ka qëlluar me armë, nuk ka prova

7 Tetor 2018, 12:00Kronika TEMA

Avokati i Eljon Hatos, presoni që u plagos në ngjarjen në ish Bllok, ka reaguar për kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkon masën e sigurisë arrest me burg për klientin e tij.

Nga Spitali Ushtarak ku ishte i pranishë avokati  Zeni Qinami ka thënë se Prokuria nuk i mbështet akuzat nëprova dhe ka shfajësuar klientin e tij, pasi deklaron që ai nuk ka qëlluar më armë gjatë përplasjes në ish-Bllok.

“Ishim në seancë gjyqësore te spitali ushtarak në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton.

Unë kërkova në seancë që gjykata të vlerësojë si të paligjshëm arrestimin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktuar këtë masë sigurimi.

Nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova.

 Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj.

Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. S’ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur.

 S’më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë”- tha  Zeni Qinami avokati i Eljon Hatos. (TemA)

1 komente në “Përplasja në ish-Bllok, Prokuroria kërkon burg për Eljon Haton, flet avokati: Klienti im nuk ka qëlluar me armë, nuk ka prova”

  1. Visi says:

    Ka te drejte avokati, te gjithe jane te pafajshem , Fajin e ka Komandoja qe nuk i sistemoi te gjithe, se shteti yne si i mbaruar qe eshte, nuk e gjente dote ate tipin qe ishte ne kerkim, fakti qe ishin persona me precedente penale shteti yne dihet ta dekoroi Komandon dhe jo ta denoi, Ropet ku ti kene po e denuan, Respekt per Komandon edhe pse se njohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje