Xhisiela Malokut i vendosin tritol në shtëpi, shoqërohen 9 persona

8 Tetor 2018, 09:01Kronika TEMA

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Sipas raportimit të policisë, një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, ky i fundit gjyshi nga e ëma i Xhisiela Malokut, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka shoqëruar 9 persona për t’i marrë në pyetje.

Njoftimi i policisë:

Fushë – Krujë

Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(TemA)

12 komente në “Xhisiela Malokut i vendosin tritol në shtëpi, shoqërohen 9 persona”

  1. Lani says:

    Sali berisha i ben kto gjera o shqiptare ..ai do rremuje qe te shpetoje prej krimeve makaber e vjedhje kalopante qe ka bere i poshtri

    1. Mato Gruda says:

      Galopante o trim !

    2. Mo says:

      Shqiperi e duhet ta pushtoj amerika dhe ta mbaje nje gjenerate te tere. Qe brezat qe vijn, ta duan atdheun dhe ta ken frike ligjin, te behen punetor dhe te ndershem se perndryshe iku per lesh ky shtet

  2. Ari says:

    Le ta mbaj Edi Rama ate delenxhiun deputetin me syze rrahman rrajen me shendet

  3. rroku says:

    FILLUAN BANDAT E SALILULIT……

  4. Sal demokrati says:

    Opa.
    Azili politik u siguru n belgjik

  5. gardiani says:

    Babolet meren me keto pune , kush tjeter !

  6. Lani says:

    Eshte idiotizem qe njerezit e djalit te vene tritolin. Mban ere diversion dhe nga kjo opozite e jona pret gjithcka. Vete dhe cdo dite po e tregon.

  7. Hg says:

    Jan militantet e PDs qe e kan ber kte gje thjesht per te mbajtur zjarrin ndezur , mos e kerkoni gjetiu personin esht shqupist nga kta te gjitha i pret.

  8. the punisher says:

    Po pra…. Te ta bejne fytyren pidh, te djegin me cigare etj. Pastaj heq dore nga denoncimi per nje grusht parash, çfare do presesh ? Mut majtas, mut djathtas. Me muter jane komentuesit e bodrumit te kryeministrise.

  9. kaqi i zi says:

    salih serbi me luc bashen jan shoqru

  10. Leo says:

    Armiqte e Partise e Kane bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje