"Do marim 200 mijë euro", gjykata lë në burg aktorin që interpretoi zërin e Agron Xhafajt si dhe Babalen

9 Tetor 2018, 13:38Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Fredi Alizotin, personi i cili thuhet nga Prokuroria se interpretoi zërin e Agron Xhafajt.

Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi si dhe “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babale”

Masat: 

“Arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

“Arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal. (TemA)

1 komente në ““Do marim 200 mijë euro”, gjykata lë në burg aktorin që interpretoi zërin e Agron Xhafajt si dhe Babalen”

  1. kombi says:

    PO KU NDODHEN SOT ATA AKTORE ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje