Policia ka vendosur në pranga një 44 vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Jani Goro, banuesi i Himarës nuk është mjaftuar me kaq, por, ka goditur me sende te forta punonjësin e policisë i cili po e shoqëronte drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.