Darian Pavli zgjidhet gjyqtar i Shqipërisë në Strasbug

9 Tetor 2018, 20:09Kronika TEMA

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) ka zgjedhur këtë të martë Darian Pavlin si gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, përfaqësues të Shqipërisë.

Pavli, i cili ka marrë shumicën absolute të votave, zgjidhet gjyqtar në GJEDNJ për një mandat 9-vjeçar, të cilin duhet ta fillojë jo më vonë se 3 muaj nga dita e zgjedhjes.

Gjykatës zgjidhen nga “PACE”, nga një listë prej 3 kandidatësh të nominuar nga secili shtet, që ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pavli është votuar me 98 vota pro, nga 170 vota të hedhura në kutinë e votimit, prej të cilave 13 rezultuan të pavlefshme. Rivalë të tij ishin Sokol Berberi me 13 vota dhe Marjana Semini me 59 vota. Ai zëvendëson Ledio Biankun në këtë detyrë.

6 komente në “Darian Pavli zgjidhet gjyqtar i Shqipërisë në Strasbug”

  1. Sara says:

    Me ne fund na perfaqeson nje njeri i hajrit

  2. Vladimir says:

    Urime zoti Pavli, i thjeshte, i kuturuar, dinjitar si doktor Kristaqi.

  3. Ani says:

    E njoh Darianin qe nga koha kur sapo kishte perfunduar studimet. Me ne fund nje djale i afte, jurist shume i mire, perfaqeson Shqiperine.
    Nuk mund te kuptoj se si perzgjidhen ne short list juriste medioker, njerez te paafte e me shume deficienca si Mariana Semini. Per pak, mund te kishte qene edhe ajo e zgjedhura, e do te kish qene katastrofe.

    Suksese Darianit!

    1. Tomas Willson says:

      Kush e di se ne cilen banje do te kesh studiuar ti Ani… perderisa je kapaciteti yt mendor qe nuk mund te shkoje me shume se ne WC te kete mundesi te flase per nje njeri te jashtezakonshem sic mund te jete vetem Znj. Mariana Semini. Jam shume i sigurte qe nuk truri yt prej nandertali nuk mund te kete lexuar me teper sesa leximi i klases se dyte…. I mjeri ti dhe mjere ky vend qe perfaqesohet nga ky Darian Pavli qe nuk ka kontribuar asnje dite per kete Shqiperi te mjere dhe qe zor se mund te flase shqip e jo me te perfaqesoje kete vend qe po shkon cdo e me shuem per dreq….

  4. On says:

    Sokol Berberi ishte adapt Ky ska qene kurre gjyqtar

  5. Artan from Montreal says:

    C’fare fati po i rezervon historia kesaj Shqiperise se gjore !
    Kryeministri SOROIST, Kryetari i Bashkise se Tiranes SOROIST
    Gjysma e ministrave dhe deputeteve SOROISTE
    Na tani edhe kete tipin qe do mbroje interesat e Shqiptareve ne Strasbourgh, edhe ky SOROIST.
    E kish mire Konica kur kendonte Shqiperi moj te kam dh..re, ti s’do behesh asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje