Daçiç: SHBA na ka ndaluar fushatën kundër njohjeve të Kosovës

12 Tetor 2018, 13:14Rajoni TEMA

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Shtetet e Bashkua i kishin kërkuar që të ndalte fushatën për anulimin e njohjeve te pavarësisë se Kosovës.

Gjate një interviste për mediat serbe, Daçiç deklaroi se kjo kërkese i ishte bërë gjatë vizitës që ai kishte zhvilluar në Nju Jork me kryeministren Ana Bernabiç por pa përmendur se nga kush ishte bere kjo kërkesë.

“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. 

Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiç.

Sipas palës amerikane në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën”- ka thënë Daçiç.

Daçiç ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së.

Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. (TemA)

5 komente në “Daçiç: SHBA na ka ndaluar fushatën kundër njohjeve të Kosovës”

  1. Marku says:

    Shqiperia dhe Kosova duhet te fillojne nje fushate lobimi per pamvaresine e Sanxhakut dhe Vojvodines
    nga ajo cfare sot quhet “serbi”.
    Ky lobim duhet te behet ne sinkronizim me shtetet
    mike Hungareze,Kroate,dhe Sllovene.
    Ndersa diaspora Shqipetare do te ishte instrumentale ne arritjen e nje objektivi aq madhore per te ardhmen e ballkanit. Ajo cfare sot quhet “serbi” , s’eshte e asgje tjeter vecse nje shtet I krijuar ne tokat shqipetare, Kroate,Hungareze dhe Rumune me ane te gjenocidit dhe spastrimit etnik.
    Edhe sot e kesaje dite te ashtuquajturit “serbe” kane qene dhe mbeten pakice edhe mbrenda asaje cfare sot quhet “serbi”.

  2. moni says:

    Ivica qe ka lindur ne Prizren. Si eshte jeta…. Kosova eshte e pavarur dhe ky fakt i pelqen apo jo klanit te protozoarve eshte i vertete dhe i pandryshueshem. Ja do vazhdojne dhe ca dekada me provokacija, por nje dite do te lodhen. Puna eshte me cfare do merren me vone? Mire do te ishte te hapnin qe tani nje konkurs “Provokacija e radhes”. Nje rruge per eksplorimin e Plutonit? Vetem vajtje ?

  3. anton says:

    shko rrasja ndonje pjate groshe me mish thiu mark

    1. undefined says:

      Legen 300 nuk te pelqeu shkrimi i Markut….permban nje te vertete….dhe ju jevgjiteve te Anastas buces nuk para i keni qef te vertetat jeni mesuar me perralla me lesh ik mor zagar se te iku orari i supes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje