FOTOT/ I prish strukturën pa leje, Veliaj ironizon Shullazin: Ai i fortë me nam? U pika!

12 Tetor 2018, 11:01Sociale TEMA
FOTOT/ I prish strukturën pa leje, Veliaj ironizon Shullazin: Ai i

Bashkia e Tiranës ka prishur kete strukture metalike pa leje, e cila u ngrit natën në afërsi të rreth-rrotullimit “Shqiponja” në Laprakë, nga një grup që njiheshin në komunitet si “ushtarët e Shullazit”, të cilët kërcënonin inspektoret e Bashkisë që e pikasën si ndërtim pa leje.

Struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, me mbeshtetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet për veprën ndërtim pa leje i janë referuar Prokurorisë.

Lajmin e prishjes e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shkroi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”,
shkruan Veliaj. (TemA)

27 komente në “FOTOT/ I prish strukturën pa leje, Veliaj ironizon Shullazin: Ai i fortë me nam? U pika!”

  1. Bab erdoqeni shoku atletaxhiut says:

    Ca turpi beni te fortin tani qe un siguruat nga ambasada Amerikane qe ishte ne gjygj ,qe ky tipi nuk del per ca vite dhe tani prishni baraket ???ja keni kalu sali horrit me propagand

    1. Grigor says:

      Pse mer daje, car pret ti? Sherifa me du kobure n’brez, apo si? U bone ti!
      Pse, demek … ti …. je trim i modh lale? Ho mer pra, dil ene tina, nashtina, cere do bosh ti mer lale?

      Ej, qe t’i leme shakate, qe ky Veliaj ben propagande ben, kete nuk e luan as topi. Por, edhe qe eshte i zgjuar dhe ben pune vetem atje ku duket, kjo qendron. Por, per te gjithe ata qe shesin mend neper komente, kthehuni nje here nga vetja, mendojeni veten kryetar bashkie apo kryeminister, dhe llogarisni se sa do vidhnit ju, e sa ryshfete do merrnit po te kishit pushtet. Sepse keta pushtetaret tane nuk erdhen nga qielli jo, nga ne dolen. Dhe perseri ne i mbajme ne pushtet.
      Prandaj, ose hajde te behemi bashke si popull dhe te prishim ngrehinen e korrupsionit, ose trusni bithen dhe rrini urte, dhe shikoni se si vjedhin te tjeret. Qejfi ma ka, thote populli, por bitha s’ma mba. Derr derr bejne te gjithe me llafe, por kur vjen puna per votime, te gjithe e shesin voten per vogelsira personale. Eee, po e shite voten, nuk ke bythe pastaj te kerkosh llogari tek deputeti. “Po ti c’ke?” – do thote deputeti. “A ta dhashe ty ate qe doje? Tani kris bythen dhe rri urte, se une do marr pjesen time.”
      Ja keshtu vete kur shesim voten. Ne vend qe te themi o le le o nena jone, ne themi o le le o nena ime, dhe qe aty fillon kjo puna e korrupsionit.

      1. mirel says:

        Te behemi bashke si popull do te thote te ngrihemi te rrezojme projektin Fusha qe eshte projekti me skandaloz dhe precedenti me flagrant i zaptimit te tokes publike.
        Te anullohet koncesioni i Rruges se Kombit, qe eshte vjedhje e detyruar e shqiptareve.
        Te anullohen koncesionet e Heceve mbi lumenj, te cilet jane burim jete per mijera banoret e zonave perreth, dhe burim fitimi per 5 koncesionare…
        Do te thote te ngrihemi te gjithe te ndalojme shitjen e detit..sepse kjo i kalon te gjitha shkeljet e tjera sepse pershkallezohet ne aktin e tradhetise kombetare.
        Keto jane arsye te forta per tu bere bashke per te miren e Shqiperise.
        Me ato qe merret zakonisht Veli Pika zakonisht angazhoheshin dy punetore komunale. Ata pastronin qytetin dhe mbillnin peme.
        Shteti nuk eshte baraz me nhe ndermarje komunale.
        Detyra e Veliut eshte te mbroje token publike ne varesi te Bashkise dhe te mos beje nenen me Fushen dhe njerken me te tjeret. Sepse nuk i ngelet me as tagri i ndermarjes komunale, por i ndermarjes kriminale.
        Ketu eshte kthyer shteti i sotem.

        1. Shkodrani says:

          Puka ty o Mirel qe nuk di se cfare shkuan

      2. Bab erdoqeni shoku atletaxhiut says:

        Ho me iher na kallzo ti mer grigor ca ri osht qeferia? Apo je or taj?ore njeri ne jemi qytetar te thjeshte,nuk eshte nevoja te dalim ne me kobure,por shteti nuk duhet te presi qe ti japin 17 vjet burg ketyre pastaj te bej te fortin lali eri.Kto dalin me pistoleta ne mes te tiranes ktu e 30 vjet dhe askush si prek.Nashtina e kaptove a po ta them psir

  2. aa says:

    Lali Eri do shtoj ndonje kioske ketu si ato qe ka mbjelle kudo neper Tirane apo nuk ia vlen tek ky vend?

  3. Zotnia Tirons says:

    Keta Cunat qe e Zbatojn Ligjin jan te FORTIT, Rrespekt per Policin Shqiptare dhe natyrisht per Kryetarin Erion Veliaj nje Hurraaaa per Shqiprin ton te dashun

  4. Nona 87 says:

    Ligj dhe vetem ligj, Bravo Erion Veliaj, kryetari qe meritojme te gjithe ne

  5. gennci says:

    Bravo ju zoti Veliaj dhe zotit Kryeminister per shkaterrimin e “te fortit” !

  6. Rreli says:

    Jo Shullazi po edhe ndonje siper shullazit ti dali para nuk del para ligjit. Zoti Veliaj e tregoni dita dites qe jeni numero uno !

  7. Genti says:

    Bravo Bashkiaaa

  8. Pika pika pika says:

    Edhe nje here tjeter ndodhi te tilla tregojne qe shteti po ben maksimumin per ti shtypur kto halabak qe kishin zaptuar Shqiperine

  9. Rruga Bardhyl says:

    Veliaj rrespekte qe ja vune fadromen. Cun si ty ka pas nevoje ky ven jo si ai bufi qe flinte nkom

  10. rroku says:

    E MOR LALI ERI SA I MODH QE JE, MOS I DEGJO CA KOMENTUSA BQ QE I SHKOJNE MBRAPA SALI KRIMINELIT SE JANE SHPELLARE DHE PA NDERU 7 LEKURE NUK BOHEN QYTETARE.

  11. Ligji says:

    si ka mundesi qe u grit brenda nates gjithe kjo strukture dhe nuk i pa njeri qe tu thoshte stop se ky vend ka zot.

  12. drini says:

    U pika, me qafsh etj si keto kane qene fjale ose shprehje te perdorura nga plakat dhe disa gra. Cfare po ndodh me fjalorin e burrave politikane shqiptar? Nuk eshte vetem Veliaj eshte edhe si ish ministri i LSI Ylli manjani dhe te tjere qe i perdorin kot pa vend

    1. mirel says:

      Paskemi qene ne nje mendje. Pika thoshin vetem ca gra e plaka te moshuar
      Ne brezin tone konsiderohej si fjale vjeturine.

  13. Lili says:

    Po per teatrin,kur ligji i ndalon gjerat ,ky lali jone e ndryshon ligjin per veti se eshte ma i forte se te fortit po resultati eshte njeoj grabitje te prones publike per interesa te nje grusht njerezesh…

    1. mirel says:

      Po ky eshte shembulli me u qarte i absolutizmit te pushtetit.
      Tirana duhet te dale e gjutha ne proteste per Teatrin. Po njerezit jane dele dhe trumcake qe i tremb nhe spurdhjak si Eri dhe nhe alabak si Ramuti.

  14. orient says:

    ..nga rruga e se ardhmes,sikur te gjithe ligjzbatuesit te hiqnin ferrat,apo guret,qe s’te lene ta pershkosh do te ishte me e lehte kalimi,me i zbehte miti me i forte shteti..dhe me i pranueshem nga shoqeria…ka ikur koha e minishteteve.urime per punet e mira ,te dukeshme dhe lehtesuese.

  15. Lali 20 %-shi says:

    Po e thash kot kete muhabet mor njerez. Per ti bere pak reklame vetes. Se jane zgjedhjet ne qershor. Se ketu ligjin e bejne te fortit me 2 klase shkolle. Po ne nuk kemi cfare ti bejme, sepse ne me ata rrime dhe ndajme cdo gje. Edhe gru.n ndonjehere. Flm per mirekuptimin. Jeni dele manare i gjit qyteti im. Un ju vjedh per dite, ju nuk e rruani fare.

  16. mirel says:

    Nuk thote burri “o pika” se le nam.
    O pika ja bejne plakat e vjetra.
    E thote dhe Eri, djale i ri, kryetari iBashkise se Tiranes.
    Ky eshte niveli i injorances.
    Asnje femre te re me shkolle nuk do ja falja si shprehje, ne menyre te vecante e thene piblikisht.
    O thote ky legen si ato te moshuarat qe imiton Agron Llakaj.

  17. Klea says:

    Je vetem se moterqire o lali eri. Ti mban ne pune grabitsa me te medhenj se shullazi. I do me emra apo po te them vetem strukture ????!! TE POLICIA BASHKIAKE I KE MARRE TE GJITHE XHEPISTA O LALI KARI SE TE SJELLIN LEKTE NE FUND TE MUAJIT.

    1. mirel says:

      Po me emra o vella..pse heziton.
      Si thote xhaxhi Edveri? I denonconi te gjithe shkelesit..

  18. Eri says:

    Lali Dhjeri
    Do e gjesh veten me ndonje hu ti bashke me gruan

  19. Ani says:

    Ky esht si qe ia quajti gruan KURVE Kryeministri?
    Goxha djale. Ta pish ne kupe bashke me gruan.

  20. Alb says:

    Rrofte shoku Erjon, rrofte Partia, lavdi marksizem lelinizmit…kopilat e beogradit ne aksion on line

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje