Athina përshëndet përfundimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të eshtrave të të rënëve greke në Luftën e dytë Botërore në zonën e Këlcyrës në Shqipëri.
Në një komunikatë për mediat, Ministria e Jashtme greke thotë se përfundoi një proces i vështirë, i trashëguar prej vitesh dhe që preokuponte marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.
Mbas përfundimit të gërmimeve, në zonën e Këlcyrës u gjetën dhe identifikuan 573 eshtra të të rënëve grekë, të cilat do të varrosen në varrezën ushtarake të Këlcyrës në një ceremoni të posaçme.
Ndërsa në varrezën e Bularatit ndodhen edhe varret e mëse 100 ushtarakëve të identifikuar më parë prej autoriteteve shqiptare.
“Përfundimi i këtij procesi në Këlcyrë dhe nisja e kërkimeve në zonën e Kosinës përmbush në tërësi marrëveshjen mes palës greke dhe asaj shqiptare në një proces zgjidhje të çështjeve dypalëshe”, thotë Ministria e Jashtme greke.
Sikur të ndërtoheshin momente të shqiptarëve të vrarë në territoret e shteteve fqinjë, atëherë do kishim më qindra.
Rrofte populli heroik grek.Rrofshin qeverite shqipare.!!!Rrofshin qeverite greke!!!Amin!
Dini gje c’po behet per ceshtjen came?
Me tregoni ndonje gje po mundet se s’di asgje une i shkreti. Po per detin dini gje????
Artan Sejko