Urdhëri i Ramës për mediat, AKEP: Portalet i hoqën menjëherë reklamat

10 Tetor 2018, 18:03Sociale TEMA

AKEP ka njoftuar se pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të hequr të gjitha reklamat, portalet i kanë hequr, menjëherë dhe vullnetarisht.

Nga monitorimi i kryer, kontatohet:

“Mbi verifikimin dhe bllokimin e faqeve domain me përmbajtje publiciteti mbi lojërat e fatit në kundershtim me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi.

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008  “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve web në domain. al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al

dhe domaine të tjera( si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pas verefikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018.

Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të perfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim”, shkruhet në njoftim. (TemA)

1 komente në “Urdhëri i Ramës për mediat, AKEP: Portalet i hoqën menjëherë reklamat”

  1. jetmir says:

    Cpune ka AKEP te monitoroj website te cilat kane reklama apo nuk kane reklama bastesh. Bazuar ne ligj 9918 dhe rregullore te domain .al, AKEP ne menyre te qarte nuk ka te drejte dhe nuk merret me kontent te publikuar ne website. Aq me teper nese keto nuk jane brenda zones .al, si .com apo .net. AKEP bazuar ne ligj administron dhe shet vetem domain (emer) mbi te cilin ngrihen sherbime ne internet, ku nje nga keto eshte edhe website. Jane organe te tjera te cilet gjykojne nese permbajtja eshte e paligjshme. Ne rastin konkret kur kemi te bejme me lojrave te fatit, eshte Njesia e mbikqyrjes se Lojrave te Fatit. Paftesi totale dhe partizanllek per tu preguar te bindur ndaj KM. (Aq me teper kur AKEP eshte insitucion i pavarur me ligj). Si perfundim kjo e kalon paaftesine dhe behet qesharake kur thone se kontrollojne dhe .com ose .net. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje