Ulsi Manja: Saliu, Luli dhe gjykatat e tyre koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi

10 Tetor 2018, 13:48Sociale TEMA

Deputeti Ulsi Manja ka dalë në mbështetje të qytetarëve të Lapakrës të cilët protestuan sot për fushën e sportit në këtë zonë. 

Përmes një statusi në Facebook , Ulsi Manja garantoi se në bashkëpunim me  Bashkinë e Tiranës prona që i kaloi privatit padrejtësisht nga gjykatat e korruptuara në kohën e Bashës dhe të Berishës në vitin 2012, do t’i mbetet qytetarëve.

“Në vitin 2012, me Saliun kryeministër e Lulin në Bashki, gjykatat e tyre të korruptuara koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi!

Bashkëngjitur vendimi i gjykatës një vit përpara se PD të linte pushtetin!

Qeveria e re i hapi rrugë vettingut, dhe për rastësi, gjyqtarët e këtij procesi nuk e kaluan dot vettingun ,  provë se këta gjyqtarë nuk i justifikonin dot pasuritë që vinin prej këtyre vendimeve!

Sot përmbarimi privat, tentoi të zbatonte këtë vendim të kësaj trupe të përzënë nga drejtësia! Nuk u eci!”, thekson Manja.

Deputeti socialist bën me dije se  Bashkia Tiranë sot ka bërë padi kundër përmbarimit, dhe se Kryetari i ri i Bashkise ka futur në buxhetin e ri shpronësimin e kësaj prone për interes publik, njësoj siç veproi për shkollën “Kosova”.

“Bashkia Tirane sot ka bërë padi kundër këtij përmbarimi, dhe për më tepër Kryetari i ri i Bashkise ka futur në buxhetin e ri shpronësimin e kësaj prone për interes publik, njësoj siç veproi për shkollën “Kosova”. 

Dua t’i garantoj qytetarët e Laprakës se vettingu do të vazhdojë për ta çuar gjer në fund pastrimin e drejtësisë dhe se fusha do mbetet e banorëve falë shpronësimit të Bashkisë”,  nënvizoi deputeti i zonës së Laprakës, Ulsi Manja.

2 komente në “Ulsi Manja: Saliu, Luli dhe gjykatat e tyre koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi”

  1. fusha e aviacionit says:

    Kjo eshte nje nga masakrat me te medhaja ne kryeqytet. Gjith ajo fushe aviacioni, gjith ai klub Partizani, u shnderrua ne nje katrahure te shemtuar teresisht pa sistem , asimetrike , duke sajuar dokumenta made in Argita Berisha
    E ndeshkofte zoti babezine e ketyre njerezve qe shkaterruan edhe kopshtet e femijve

  2. OPGJ says:

    Lexoni.emrat ne vendin e.Gjykates se Larte.Bande hajdutesh pjeserisht te.vertetuara me prova.Pafrejtesi e madhe ti paguhet me leket tona.shpronesimi.Pse te mos u meret gjyqetareve Ymeri Nuni Zenelaj Andrea eFana superhajdute.te.vertetuar.Erjon vetem ti ke mundesi.ta.besh kete veprim.Te.tjeret jane te pjerdhur ose.te.tredhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje