Banorët në Dibër ankohen se Rama i gënjeu, Niko Peleshi nxjerr dokumentin: Është çdo gjë gati

11 Tetor 2018, 10:35Sociale TEMA

Një vit më parë gjatë qëndrimit në një prej fshtarave të Dibrës, kryeminstri Edi Rama i premtoi fermerëve atje se do ti ndihmonte me problemin e vaditjes, që i penalizon ata prej vitesh në aktivitetin e tyre.

Dje banorët janë ankuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Banorët thanë se Rama pasi drekoi në banesat e tyre, e bëri të kryer premtimin që nuk është mbajtur.

Rama: Sa është vlera e kanalit vaditës?

Banori: Shkon 20 milionë lekë…

Rama: Dorën këtu dhe do ta bëj unë!

Banori: Ke dhënë besën!

Por ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka nxjerrë vendimin dhe thotë se gjithçka është gati.

“Skema e ujitjes në fshatin Valikardhë të Qarkut Dibër, gati për sezonin e ri të vaditjes.

Sikurse shihet në dokumentin e aktit normativ pë rishikimit të buxhetit, miratuar në Këshillin e Ministrave në datën 26 korrik 2018, Bashkisë së Bulqizës i është kaluar fondi prej 2.8 milionë lekë në zërin “Fond për investime për ujitje dhe kullim”, për rehabilitimin e kanalit ujitës Koziak – Valikardhë.

Në mbledhjen e parë mbas aktit normativ të Këshillit të Bashkisë Bulqizë më 6 shtator 2018 është konfirmuar destinacioni i fondit dhe në datën 26 shtator është ngarkuar në sistem urdhëri i prokurimit me të njëjtin objekt.

Kjo skemë është një premtim i mbajtur i kryeministrit që do i shëbrejë 80 familjeve në fshatin Valikardh të Njësisë Administrative Koziak në Dibër. Sipërfaqja e ujitshme e rehabilituar shkon deri në 100 ha tokë”, shkruan Peleshi.(TemA)

3 komente në “Banorët në Dibër ankohen se Rama i gënjeu, Niko Peleshi nxjerr dokumentin: Është çdo gjë gati”

  1. says:

    Është herët për të nxjerrë konkluzione kundra qeveris.

  2. IVONI says:

    KY PELESHI A E DI VALLE SE SISTEMI I UJITJES NE FUSHEN E KORCES ESHTE ZERO PASI U PRISHEN MBREKULLITE QE BERI PARTIA E PUNES PER TE , DUKE E KETHYER NE RENDIMENTE REKORD ..! ESHTE E PA PERSHKUESHME SITUATA MJERUESE NE TE ..! TURP ..! NUK DUA TE ME NGATERONI ME SIMPATIZANTET E P.D.se , PER TE CILEN MENDIMI I IM QENDRON NE ATE QE AJO ME VEPRIMET E DREJTIMET E SAJ , DUHEJ TE ISHTE SHPALLUR E JASHTE LIGJESHME ..! PARTIA E IME ESHTE AJO E PUNTOREVE , E NJEREZVE QE KANE RROJTUR DHE DUAN TE RROJNE ME NDER , ME DJERSEN E TYRE ..!.. NE KOHEN E P.P. SH.-se FUSHA E KORCES UJITESHE PA PROBLEME NE CDO CENTIMETER ..! .. JO PROPAGANDE E LETRA , POR VEPRA ..!

  3. Genti S says:

    kta jane specialista or shok jo socialista vetem letra prodhojne as nje veper 6 vjet vetem video dhe shkresa dhe urdhera!
    jepi timonin se e rregullojne kta punen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje