Presidenti, Donald Trump deklaroi se “mendimet dhe lutjet e tij” janë me pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili u la i lirë sot nga dënimi me arrest në shtëpi që i ishte dhënë në Turqi.
“Shpresojmë që ai të vijë shëndoshë e mirë në shtëpi!”, shkruan Trump në “Twitter”.
Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin në shtëpi dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u arrestua dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin.