Një përplasje milionerësh: Bloomberg përballë Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale?

11 Tetor 2018, 09:48Bota TEMA

Ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut, dikur republikan, Michael Bloomberg, duket se ka ndryshuar kah politik. Këtë e ka deklaruar vetë ai.

“Sot jam ri-regjistruar si demokrat”-deklaroi ai.

76-vjeçari u përfol gjerësisht si kandidaturë edhe në zgjedhjet e kaluara për president, por mesa duket 2020 do të jetë viti i së vërtetës.

Në 2016 ai nuk kandidoi si i pavarur, i bindur se zgjedhjet mund të fitohen vetëm nga një kandidat i një prej 2 partive kryesore.

Bloomberg vlerësohet gjerësisht si një kandidaturë mjaft e fortë për të marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi i tij shihet si hapi i parë drejt zyratarizimit të kandidaturës për presiencialet e 2020-ës.

Në rast se do të ishte kështu, atëherë duket se Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme do të ketë pikërisht Michael Bloomber rival, një njeri i cili po ashtu vjen nga bota e sipërmarrjes.

Bloomberg ka qenë një politikan i pavarur që prej vitit 2007 kur dorëzoi anëtarësimin e tij si republikan.

Ai është edhe themeluesi si dhe zotëruesi i medias prestigjioze që mban të njëjtin emër.

Bloomberg mësohet se ka financuar 80 milionë dollarë në fushatën e demokratëve për zgjedhjet  e mes mandatit që mbahen në nëntor.

1 komente në “Një përplasje milionerësh: Bloomberg përballë Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale?”

  1. ? says:

    Presidenti Trump meriton second mandat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje