SHIFRAT/ Shqiptarët "qeflinj" pas veshjeve, ja cili qytet shpenzon më shumë (nuk është Tirana)

12 Tetor 2018, 08:49Ekonomia TEMA
SHIFRAT/ Shqiptarët "qeflinj" pas veshjeve, ja cili qytet

Po cilat janë qarqet e Shqipërisë banorët e të cilëve nuk e kursejnë aspak dorën ku vjen puna për të shpenzuar për veshje dhe këpucë? Do të zhgënjeheni, por kryeqyteti, ku janë të përqendruara institucionet kryesore, ka dyqane pa fund dhe jeta e natës mbizotëron nuk kryeson në këtë listë.
Korçarët kryesojnë listën për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017. Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato ranë.
Të dytët për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë janë dibranët. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shpenzimet për veshje dhe këpucë në 2017-n llogariteshin 5.2%, nga 5.4% që ishin një vit më parë. Edhe për qarkun e Dibrës shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë në krahasim me një vit më parë.

Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit. Në krahasim me një vit më parë Tirana pati rënien më të madhe të shpenzimeve për këtë grup, me rreth 1 pike përqindje.
Më pas për shpenzime të larta renditen qarku Durrës me 4.3% të totali, Gjirokastra me 4.1%, dhe Berati me 3.9%.

Me të njëjtën peshë në shpenzimet totale, vetëm 3.8%, renditet qarku Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.
Banorët e Shkodrës dhe Lezhës shpenzuan përkatësisht 3.1% të totalit të shpenzimeve të tyre.
Kukësi, më i varfëri në Shqipëri, është edhe qarku me shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave në totalin e shpenzimeve të tyre në 2017-n, vetëm 2.1% shkuan për veshje dhe këpucë. Shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë me më shumë se 1 pikë përqindje në qarkun e Kukësit.

Shqiptarët qejflinj pas veshjeve

Edhe pse renditemi ndër vendet me të ardhura të ulëta për frymë, kur vjen puna te veshjet shpenzojmë po aq se europianët. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 shpenzimet për veshje dhe këpucë të familjeve zinin një peshë prej 4.3% të totalit, nga 4.8% që ishin një vit më parë. Mesatarja europiane e shpenzimeve për veshje dhe këpucë sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 ishte 4.9%. Në krahasim me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, si Greqia, Danimarka, Franca apo Bullgaria, Shqipëria kishte shpenzime më të larta për veshje dhe këpucë.
Estonia (6.8%), Portugalia (6.3%) dhe Italia (6.2), Austria (6.1%) kryesojnë në Europë për buxhetin e lartë të veshjeve në raport me totalin e shpenzimeve.(monitor*

3 komente në “SHIFRAT/ Shqiptarët “qeflinj” pas veshjeve, ja cili qytet shpenzon më shumë (nuk është Tirana)”

  1. arban shmili says:

    VESHJA, hiq snobizmin, është CIVILIZIM
    Në vitet e varfërisë, aty më 97 e shek të kaluar, gazetari i The Economist, nga xhamat e kafeterisë Vjosa, përballë Hot Tiranës, sodiste kalimtarët e castit. U ngazëllye sa nuk bën. Mik i shqiptarëve. Shqipëria do gjallërohet e do zhvillohet, tha. Ishin vite varfërie, sic thashë.

    – Shiko gratë, më tha, shiko se me sa shije po vishen. Shiko se c ´kombinimesh bëjnë, cfarë harmonie. Bukuri në varfëri. Ja kjo, pohonte ai, ky sensi për shije të bukur, tregon fuqinë kreative dhe intuitive të shqiptarëve, ngazëllohej ai.

    Korca – jo rastësisht prinë. Korca ime e shtrenjtë!

  2. arban shmili says:

    Gazetari i entusiasmuar me Tiranën quhej MANDIC, ia kam harruar emrin.

  3. Qifliu says:

    Unë për vete jam qefli qefi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje